
“Koka ne Stamboll dhe trupi ne Janine”
*Koka e Shqiptarit te madh Ali Pashë Tepelena (1740-1822) ekspozohet si trofe lufte ne sallen kryesore te Portes se Larte (Top Kapi) ne Stamboll. Te derguarit e Hurshid Pashes ja paraqesin Sulltan Mahmudit te II-te (1785-1839)”.
Luani i Epirit, Ali Pashë Tepelena u tradhetua nga 3-djemte e tij Veliu, Myftari & Saliu, dhe nga nipi (Mehmet Pasha – djali i Veliut). Vdekja i erdhi nga jatagani i guvernatorit te pabese te Morese (Peloponez), Shqiptari Muhamed Pasha. Ali Pasha e kishte mirepritur duke e ndare buken me te si vella, ne diten ogurzeze te 24-janarit-1822. Koka e prere nga luftetaret e tradhetarit Muhamed Pasha, u pastrua me urdher te Hurshid Pashes. Pasi u fut ne nje senduk floriri te mbushur me mjalte, ky trofe kaq i cmuar u nis drejt kryeqytetit perandorak.
Ne Stamboll mberriti me dt.23-shkurt. Me dt.24-shkurt, ju dorezua Sulltan Mahmudit te II-te e ekzpozuar mbi nje pjate floriri te stilizuar qe mbahej mbi nje kolone mermeri te bardhe (cit.burimet e kohes).
I fuqishmi Ali Pashe Tepelena jo vetem kur ishte gjalle por edhe pas vdekjes, shkaktonte frike. Kishte nje efekt te cuditshem si tek mbeshtetesit e tij por edhe tek armiqte shekullore (osmanet). Mjaftonte kjo “Koke e prere” e cila ju impononte respekt dhe adhurim duke e kthyer ne nje objekt fetishizmi.
Pas largimit te “Kokes se Pashait” nga Porta e Larte, ky objekt u ekspozua ne ambientet publike. Per habine e te gjitheve, aty u ofruan bleres te shumte. Ofertat me te majme vinin sidomos nga tregtaret angleze dhe franceze. Kjo per arsye se nje trofe i tille kaq i cmuar, do te ishte nje aset i jashtezakonshem per cdo koleksionist europiano-perendimor. Fatmiresisht, “Koka e Ali Pashes” u ble nga nje mik i tij i ngushte. Ai i kishte sherbyer me besnikeri pergjate gjithe jetes. Ky ishte ortaku i vjeter dhe agjenti i tij sekret, Shqiptari i pasur “Sulejman Dervishi“.
Sot kafka e “Ali Pashe Tepelenes” dhe relike te tjera, prehen ne nje varr te vogel, prane Portes se Silivrise (Silivri Kapousi) ne Stamboll. Aty qendron nje gur varri i stilizuar me callmen e Pashait. Gjithashtu edhe nje epitaf me germa arabe ne gjuhen osmanishte. Prane ketij varri ndodhen edhe 4-gure te tjere varri. Aty prehen kafkat e 4-tradhetareve te njohur te cilet meritojne percmimin e cdo Shqiptari. Ata jane 3-djemte e Aliut Pashes, Veliu, Myftari dhe Saliu. Gjithashtu dhe nipi i tij frikacak (djali i Veliut) “Mehmet Pasha”.
Keto 5-Varre Shqiptaresh percjellin nje mesazh te forte per Shqiptaret e sotem dhe mercenaret turkoshake qe vazhdojne te shesin Atdheun. Por edhe Nene e Babe per ndonje “kauze te huaj (qesharake)”. Eshte ajo e cila do tu haje kokat, ne mos sot, patjeter qe neser, po.