Cervish me mish pule dhe pete te holla. Receta gatimi tradicionale .
March 11, 2017
Cervish me mish pule dhe pete te holla.
Receta gatimi tradicionale kosovare.
PERBERESIT :
1 pule
200 gr pete (peta aq te holla sa per bakllava)
1 qepe
15 luge gjelle miell misri
200 gr gjalpe
piper i kuq
piper i zi
kripe
PERGATITJA :
Qepen e grijme imet dhe e veme ne nje tenxhere me pak vaj. Sapo te kete nisur te marre ngjyre te kuqerremte shtojme mishin e pules. Iu hedhim piperin dhe pak kripe. I mbulojme me uje dhe i leme te zieje mishi.
Ne nje tigan te thelle skuqim miellin e misrit ne gjalpe derisa te marri ngjyre te kuqeremte.
E shuajme me lengun e pules te nxehte duke trazuar vazhdimisht me qellim qe te mos formohen toptha.
Ne nje tave pjekim petet dhe i copetojme. Derdhim mbi to masen me miell misri. Mbi te shtojme copat e pules.
E veme ne furre me 200 grade perreth 15-20 minuta (ne furre te parangrohur).
Pasi te marre ngjyre nxirreni nga furra. Lereni te ftohet pak dhe sherbejeni.