Embelsire tradicionale me oriz dhe qumesht. Sultiazh.
March 18, 2017
Embelsire tradicionale me oriz dhe qumesht. Sultiazh.
Perberesit:
1 filxhan caji oriz
gjysem litri qumesht
sheqer
kanelle
Pergatitja:
E lajme orizin dhe e veme te zieje ne nje tenxhere ne zjarr te ngadalte derisa orizi te jete ziere plotesisht. Sa me shume dhe ngadale te zieje aq me i mire behet sultiashi.
Mbasi ka ziere orizi i hedhim qumeshtin duke e trazuar dhe sheqerin duke e provuar sa te embel e duam.
Sa te marri nje vale i hedhim kanellen.
E heqim nga zjarri dhe e ndajme ne tasa te vegjel si per zupa.
E leme te ftohet dhe para se ta sherbejme i hedhim siper kanelle pluhur.
(Nqs deshirojme mund ti hedhim edhe rrush te thate gjate zierjes, ose arra)