
Cfare te ben te jesh nje shok shembullor?
Keshilla psikologjike
Ju ka ndodhur ndonjehere te enderroni te keni nje shok, sic ju jeni per te tjeret? Atehere kjo do te thote se me te vertete silleni me te tjeret ashtu sic do donit te tjeret te sillen me ju. Ne nje fare menyre ne harrojme se te kesh nje mik te mire, do te thote te kesh dike qe te degjon kurdo ke nevoje. Por per te patur shoke shembullor, duhet edhe ti te jesh nje i tille.
Shpesh na ka ndodhur te zhgenjehemi. E fakteqesisht zhgenjehemi prej atyre qe as nuk na shkonte neper mend. Kjo nuk do te thote se gjithmone i kane te tjeret fajet. Ndonjehere jemi vete ne problemi! Sepse nuk sillemi me te tjeret ashtu sic duam te sillen me ne. Kjo na lendon dhe do na lendoje per aq kohe sa nuk mesojme te jemi miq shembullor.
Po ju tregoj disa menyra sesi te jeni miq te vertete :
1. Ruaj kontakte. Shkruaj edhe pa arsye, telefonoji. Kerkoji te dilni bashke.
2. Me miqte ti nuk je ne beteje se kush te behet me i suksesshem. Nese njeri prej miqve tuaj do te triumfoje uroje dhe tregoi se kjo te ben te lumtur.
3. Mos u mburr per aftesite qe te bejne te jesh superior. Ne miqesi asnjehere nuk duhet te kerkosh pushtet.
4. Ftoji miqte e mire, ne rastet me te rendesishme te jetes tende. Kerko te gezosh me ate sa here qe edhe ai te kete nje rast te lumtur.
5. Ji elastik. Nese deshiron qe te tjeret te te kuptojne ty, atehere beje edhe ti te njejten gje.
6. Rrefeji sekretet tuaja, por edhe degjoi sekretet e atij\asaj. Cdo gje duhet te thuhet ne konfidicialitet. Duhet te mbetet mes jush.