
Disa gjera qe duhet te dish per crregullimet mendore.
Mijera njerez en te gjithe boten preken nga crregullime te ndryshme mendore. Sigurisht qe keto semundje kane ndikim si ne jeten e vete personit edhe ne jeten e te afermeve. Fatmiresisht kurohen dhe simptomat e tyre lehtesohen dukshem.
Disa nga crregullimet mendore me te shpeshta qe prekin njerezit jane :
- Crregullimet e ankthit
- e humorit
- psikotike
- e te ngrenit
- e personalitetit
- obsesis-kompulsive
- e stresit postroumatik
Organizata boterore e shendetsise tregon se nje ne kater veta vuan nga nje prej crregullimeve qe treguam me siper. Por qe ngurojne te kerkojne ndihme per shkak te stigmes dhe etiketimeve qe marrin. Frika qe do u dale emri neper portale shendetsore apo dikush do e etiketoje te cmendur e ndalon. Keshtu shume veta nuk pranojne ne menyre kategorike te marrin trajnim.
A sherohen semundjet mendore?
Si shume semundje te tjera, sigurisht qe kurohen. Mos hezitimi per te kerkuar ndihme dhe per te trokitur ne nje dere te ndihmon. Cfare duhet bere eshte gjetja e personit te duhur me te cilin te konsultohesh. Trajtimi mund te perfshije biseda me specialiste te trajnuar te shendetit mendor. Te cilet mund ta ndihmojne individin te kuptoje semundjen. GJithashtu te zgjidhe problemet e jetes se perditshme dhe ta bindin te vazhdoje mjekimin. Gjate konsultave, nje familjar ose mik mund te luaje rol jetesor duke i dhene siguri dhe mbeshtetje. Suporti psikologjik eshte jashte mase i nevojshem.
Si te perballosh jeten me nje semundje mendore
- Ndiq trajtimin qe te kane rekomanduar specialistet e kualifikuar te shendetit mendor.
- Mbaj nje program ditor te ekuilibruar dhe te qendrueshem.
- Merru me aktivitete fizike.
- Fli mjaftueshem.
- Ler kohe gjithmone qe te clodhesh.
- Ha shendetshem dhe me orare.
- Shmang pijet alkoolike dhe ilacet qe nuk perfshihen ne receten tende.
- Mos u veco! Kalo kohe me njerez qe u beson dhe ndihesh mire me ta.