
Ragip Dragusha – Hane e mira hane (Poezi)
Hanë e mira hanë
Pse moj hanë e mira hanë,
natën tokës i ban dritë,
a thue mëndja të ka lanë,
rrezet diellit m’i grabitë?
Kush nuk don, ty me t’pasë,
natën rrugën me ndriçue?
Por ma sparit kishe dashtë,
rrezet tuja me harxhue…
Kështu si ti asht tuj veprue
edhe bota jonë e gjallë.
Me rreze t’huaja tuj u krenue,
der’ që dielli ka me u ndalë…….