
Aplikacione per telefona Android. Ku te gjej Tutoriale shqip
Play Store eshte “banka” qe ruan thesarin per pajisjet Android. Ne kete tutorial do te mesojme :
- Cfare eshte uTorrent
- Per cfare sherben uTorrent
- Si te shkarkojme ne telefona me sistem operativ Android kete aplikacion
Atehere le te fillojme.
-
Cfare eshte uTorrent
- Pervec se ne kompjuter tashme uTorrent mund te instalohet edhe ne telefona. Torrent eshte nje program peer to peer (P2P) qe sherben per ndarjen e nje informacioni qe ka sasi te madhe.
-
Per cfare sherben uTorrent
Nese ne ngjisim ne server (bejme upload) nje video qe eshte 3 Gb, perdoruesit munden qe ta marrin nga ne. Ne momentin qe dikush tjeter e shkarkon ate video, atehere edhe ai behet pjese e shperndarjes se videos. Keshtu serveri kryesor nuk ngarkohet. Kjo ndodh sepse informacionin e shperndajne perdoruesit ndermjet njeri-tjetrit.
-
Si te shkarkojme ne telefona me sistem operativ Android kete aplikacion
Shkojme te PlayStore. Te kuadrati i kerkimit shkruajme fjalen uTorrent. Disa opsione shfaqen me poshte. Ne zgjedhim opsionin e pare qe eshte aplikacioni downloader (si ne foto).
Klikojme mbi te. Na shfaqet menuja e re ku kemi edhe opsionin per ta instaluar. Shtypim mbi fjalen INSTALL qe ta shkarkojme ne telefonin apo pajisjen tone.
Pasi te shtypim mbi butonin Install, hapit tjeter eshte te pranojme kushtet e perdorimit. Shtypim ACCEPT.
Automatikisht fillon shkarkimi dhe instalimi i aplikacionit ne telefonin apo pajisjen tone.
Pasi te kete mbaruar procedura, na jepet mundesia qe ta hapim direkt aplikacionin e sapo-instaluar.
Fillimisht do shikoni reklamat e mireseardhjes si perdorues. Nese nuk deshironi qe ti shikoni zgjidhni opsionin “No, just take me to the app”. Keshtu ju hyni direkt ne menune kryesore te ketij aplikacioni.
Tani ajo qe ngelet te beni eshte te kerkoni per torrentin tuaj te pare. Mund te kerkoni per cdo gje qe deshironi.