
Si te pergatisim nje prezantim te suksesshem. Keshilla per studentet.
Prezantimi është një mjet i komunikimit të informacionit, ideve ose argumenteve, i papërgatitur, i strukturuar, i paraqitur me gojë para një grupi njerëzish të interesuar, me qëllim për t’i informuar ata ose për të ndikuar mbi ta.
Asnjë prezantim nuk do të arrijë nivelin e dëshiruar të suksesit nëse prezantuesi nuk e bën audiencën:
- Të dëgjojë atë që thotë ai.
- Të kuptojë atë që thotë ai.
- Të miratojë atë që thotë ai.
- Të veprojë në përputhje me objektivat e tij.
Është e rëndësishme që prezantimi të paraqitet në mënyrë të tillë që të mbahet mend sa më gjatë për dëgjuesit. Në mënyrë që njerëzit të mbajnë mend prezantimin tuaj duhen mbajtur parasysh këto pika:
- Përshtypjet e para dhe të fundit duhet të jenë pozitive, dashamirëse.
- Pikat t’u përshtaten interesave të dëgjuesve.
- Bëni një paraqitje tërësore e më pas ndaloni në detaje.
- Përdorni më shumë se një mjet shprehje: të folurit, mjetet autovizuale.
- Synoni feedback-un e audiencës.
- Flisni për problemet, interesat dhe kërkesat e audiencës.
- Respektoni kohën e caktuar.
- Brenda kohës së caktuar bëni shpërndarjen më të mirë të minutave sipas pikave.
Faktorët për një komunikim të efektshëm janë:
- Nuk mund të quhet komunikim nëse audienca vihet vetëm në pozicionin e dëgjuesit.
- Ju duhet të komunikoni ne tërë qenien tuaj, jo vetëm ne fjalë.
- Shikojini njerëzit në sy.
- Përdorni intonacione të ndryshme të zërit.
- Flisni me njerëzit duke mbajtur parasysh përvojën e tyre, pasi vetëm atëherë ata do t’ju dëgjojnë.
- Nëse ju ndeshni vështirësi të pushtoni mendjen e njerëzve, kjo është një shenjë se komunikimi juaj është konfuz, të menduarit tuaj nuk përshtatet me atë të tyren.
- Mësoni që më parë se ç’presin nga ju dëgjuesit tuaj.
- Komunikimi është i vlefshëm nëse ju i drejtoheni vlerave dhe dëshirave të audiencës.
- Përdorni elementë të çlodhjes dhe të humorit.
- Ruani entuziazmin tuaj.
Një prezantim quhet i mire nëse ka një strukturë të përcaktuar mire dhe nëse paraqitet në mënyrë të lirshme, të qartë dhe interesante.
Prezantime të shkëlqyera ndjekin këtë strukturë:
-
Hapja: Thuajini audiencës se ç’parashikoni të bëni me të.
- Siguroni vëmendjen.
- Vendosni raportin.
- Paraqisni temën..
- Tregoni se i njihni nevojat e audiencës.
-
Vazhdimi: Paraqisni audiencës thelbin e prezantimit
- Pikat kryesore.
- Rezultatet e punimit.
- Thoni se ç’përfiton audience nga prezantimi juaj.
- Përdorni mjetet dhe materialet mbështetëse.
- Krijoni mundësi për paraqitjen e vërejtjeve.
-
Mbyllja: Përmblidhni se ç’farë trajtuat
- Përsëritni temën.
- Bëni një përmbledhje të pikave.
- Përdorni fjalët mbyllëse dhe paraqitni qëndrimin tuaj.
Pyetja që duhet të bëj çdo prezantues në përfundim të tij është:
Arrita të realizoj objektivat e parashikuara? A e bëra audiencën të mendojë, të veprojë, të ndjejë ashtu siç dëshiroja unë?