
Si te fshehim adresen nga e cila po flasim. Cfare eshte Hola Better ? Tutoriale shqip
Te jua shpjegojme edhe me thjeshte ate qe po kerkojme te ju tregojme.
Kur ne komunikojme me nje person tjeter ne internet, ti bllokojme mundesine te na gjeje IP tone. Ju do pyesni cfare eshte IP. Ka disa menyra qe dikush mundet te na lokalizoje nepermjet IP-se.
Mesojeni duke klikuar KETU.
Ne browser (shfletues) mundemi te instalojme nje aplikacion (extensions) qe quhet Hola Better.
Cfare ben Hola Better ?
Programi ne fjale “mashtron” , duke paraqitur nje adrese te rreme. Nese ne jemi ne Shqiperi, pasi te aktivizojme Hola Better, mund te ndryshojme vendndodhjen. Programi ne fjale te jep mundesine te zgjedhesh disa shtete. Nese dikush kontrollon “gjurmet tuaja”, ai “mashtrohet” nga Hola Better dhe nuk mundet te mesoje se nga po flisni. Ju mund te paraqiteni sikur pos flisni nga Anglia, nderkohe qe mund te jene ne Jale duke pire kafene tuaj.
Kjo eshte e vlefshme per ata qe perdorin menyra e komunikimit me CHAT Online.
Edhe ata qe kane nje faqe interneti dhe deshirojne qe reklamat e tyre te klikohen nga vende te huaja mund te perfitojne. Dihet qe klikimet ne reklama nga vende si USA, England, France etj, paguhen me mire.
-
Si te instaloj Hola Better ne kompjuterin tim ?
-
Si perdoret Hola Better ?
Le te fillojme me proceduren duke hapur fillimisht shfletuesin (browserin) Google Chrome. Ne kuadratin e kerkimit shkruajme fjalen Hola Better.
Me shkurt klikoni KETU. Ne faqen qe do ju hapet do shikoni rezultatet e kerkimit. Zgjidhni ate qe ju kemi treguar ne foto. Ai eshte nje “shtese” qe do instalohet automatikisht ne Google Chrome.
Pasi keni klikuar te linku qe ju treguam me lart, do zhvendoseni ne “webstore” te browserit (shfletuesit) tuaj. Ne ikonen qe shikoni zgjidhni opsionin “Shtojeni te Google Chrome” (Add to Chrome).
Google Chrome do na pyese ne deshirojme te instalojme Hola Better. Ne do pergjigjemi “Add extension” Nderkohe do filloje te behet automatikisht procedura e instalimit.
Mbaron procedura dhe instalimi eshte kryer. Sikur e shikoni mesazhin “Added to Chrome“. Tani gjithcka eshte gati per perdorim.
Le te fillojme me proceduren e perdorimit.
- Klikoni te ikona qe te hapet menuja e Hola Better (shikoni foton).
- Zgjidhni shtetin. Kjo do te thote qe nese zgjidhni United States, ju do merrni nje Ip nga nje rrjet Amerikan.
- Shkruani adresen qe deshironi te vizitoni. Ne zgjodhem www.sibehet.com . Ju mund te zgjidhni cdo lloj adrese.
Kaq ishte. Tani ju mund te shfletoni te sigurte ne internet, pa menduar se dikush mundesh te gjeje IP tuaj.
Cfare gjerash negative ka Hola Better ???
Mundesia per tu virusuar eshte jo e pamundur. Me 1 qershor 2015 ne faqen zyrtare te saj shkruhet :
Two vulnerabilities were found in our product this past week. […] In fact, we fixed both vulnerabilities within a few hours of them being published and pushed an update to all our community.
Me pak fjale kompania pranon qe dy “dobesi” jane gjetur ne programin e saj. Faktikisht ne i kemi hequr ne pak ore nga rrjeti. Te gjithe perdoruesit jane te sigurte.