
Tarte brokoli me mish pule dhe djathe parmexhan. Receta gatimi.
Perberesit :
(Per 4 – 6persona)
- 500 gr brokol
- 250 ml pana
- 1 pako pete sfoliat
- 250 gr mish pule ne copeza te vogla (1 gote leng mishi)
- 1 luge gjelle gjalp
- 75 gr djath parmexha te grire
- 3 veze
- Arre muskat
- Pipe
Pergatitja :
Brokolin e lajme dhe e presim ne degeza. E veme per te ziere per 6-7 minuta vetem me uje dhe vaj.
Mishin e pules e prere ne copeza te vogla e skuqim me gjalpe. Iu shtojme copat e brokulit. I kavardisim per 5 minuta.
Shtojme panen dhe 75 gr djathe parmexhan. Rrahim edhe 3 vezet dhe i shtojme tek masa qe po pergatisim. Hedhim edhe piperin dhe arren muskat.
Marrim nje tave. E lyejme me vaj ose gjalpe. Shtrojme peten e sfoliatit. Ne te derdhim gjithe masen qe kemi pergatitur. E perhapim gjithandej neper tave. Peten e palosim ne dyja qoshet dhe e kthejme perbrenda.
E pjekim ne temperaturen 180grade per 15 minuta. Pastaj e kalojme me 200 grade per 20 minuta te tjera. Mbas kesaj tarta eshte gati. E nxjerrim nga furra dhe e presim pasi te jete ftohur.