
Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.
Perberesit :
- 500 gr mish ne kubik te vegjel (Lloji i mishit eshte ne deshiren tuaj)
- 2 gota kos
- 1 kokerr veze
- 2 luge gjalp i shkrire (qe ti hidhet siper kur te serviret)
- 1 luge gjelle niseshte
- Krip
- Lengun e nje limoni
Pergatitja :
Ne nje tenxhere hedhim pak vaj. Kur te jete nxehur teresisht hedhim mishin dhe e kaverdisim.
Shtojme 2 gota uje dhe kripe qe te zihet. I veme kapakun dhe nuk e luajme derisa uji te jete shterrur deri ne gjysme. (Pra deri kur te kete vetem nje gote uje ne fund te tenxheres).
Ne nje tas rrahim vezen. I shtojme nje filxhan uje dhe lengun e nje limoni. Pastaj shtojme edhe kosin dhe e rrahim mire qe te mos mbeten toptha. (Topthat formohen prej vezes, prandaj duhet bere kujdes).
E hedhim masen e pergatitur ne tenxheren ku kemi ziere mishin. (Lengu i mishit duhet te jete i vaket qe te mos pritet veza). E trazojme mire dhe e vendosim ne zjarre sa te marri vale.
Ne nje gote uje tresim nisishten. Kur lengu i mishit te jete duke marre vale shtojme masen kremoze te niseshtes ne te. E leme sa te trashet edhe pak me shume. Fikim zjarrin dhe e servirim ne tase te vegjel qe perdoren per supe. Serviret e ngrohet. Siper do ti hedhim gjalpin dhe piperin.