SHQIPTARI dhe FAJKOI.
Nje binom ose simbioze e shkelqyer e Nenes Natyre !
Fajkoi perfaqeson shpendin me te zgjuar nga te gjithe. Rezistent dhe i adaptueshem ne cdo lloj klime (pervec arktikut). Hijerende, impresionues, kur eshte i zbutur kthehet ne mikun me te besuar te padronit te tij (njeriut) duke i siguruar edhe ushqim nepermjet gjuetise. Eshte grabitqari me i sofistikuar dhe gjallesa me e shpejte ne planet duke arritur shpejtesine e rrufeshme prej 320km/h etj.
Popuj te ndryshem nomade si Mongolet, Ujguret (Kine), Kozaket (Rusi-Kazakistan), Beduinet e shkretetirave arabe dhe shume popuj te tjere te lashte i perdornin dhe i perdorin akoma per gjueti. Popujt Maja, Azteket, Tolteket, Olmeket (Amerika qendrore) e hymnizuan Fajkoin njesoj si perendine Jaguar.
Ne Egjiptin e lashte, Fajkoi perfaqesonte “Horus” – Perendine e qiellit dhe mbreterimit ose pushtetit qiellor te faraoneve.
Ne Europe, Fajkoi ishte krenaria e feudaleve te medhenj e te pasur dhe gjallesa me e kerkuar nga Mbreterit me te fuqishem ne Angli, France, Spanje etj. Per Arberit, Fajkoi gezonte atributet e Shqiponjes sepse adhurohej e cmohej jashte mase sidomos nga Aristokracia e pasur Arbnore me ne krye Hyjnorin Gjergj Kastrioti.”
Ai na jepet ne shume burime historike te kohes ku na percillen detajet e ndryshme ne lidhje me dhuratat e vecanta qe i bente Papes dhe Alfonsit te Napolit. Hyjnori Gjergj Kastrioti i shoqeronte dhuratat e cmuara duke derguar edhe”Cifte me Fajkoj“. Ata ishin zbutur ose zene nga gjuetaret Arber ne vargmalet e Skenderbeut :
- Kurbin
- Kruje
- Tirane
- Mat
- Malet e larta te Dibres
Fajkoi simbolizonte lirine e pakufishme, fuqine, pushtetin, madheshtine dhe nje ndjenje te larte krenarie.
P.S; Piktura ne foto paraqet nje Luftetar Shqiptar te fillim shek.XIX-te. Gjuetar dhe stervites i Fajkoit i cili ishte pjesetar i gardes Shqiptare te Sulltanit te Egjiptit “Mehmet Aliu i Madh“. Ai ishte i lindur ne Kavalla te Greqise por me origjine nga Kolonja. binom ose simbioze natyre shqiptari