
Kos frutash me shijen tuaj te preferuar. Receta gatimi.
Perberesit :
- 5 gota qumesht
- nje filxhan kos
- 2 luge caji vanilje
- 1 banane (Nderkohe ju zgjidhni frutin e preferuar)
Pergatitja :
Si fillim veme qumeshtin te zieje. Lini temperature mesatare. Kur te shihni se po ben flluska hiqeni (pa vluar ende).
Shtoni pasi te jete ftohur edhe kosin. Perzijeni qe te hapet nejtrajtesisht. Hidhni edhe vaniljen. Bananen ndajeni ne copa te vogla dhe shtojeni ne qumesht gjithashtu.
Pastaj vereni ne frigorifer per 4-5 ore. Kur ta nxirrni do te jete trashur dhe do kete krijuar nje mase uji. Hiqeni ujin me luge. (Ose duke e kthyer tasin ne njeren ane) Vereni perseri kosin ne frigorifer edhe per 6-7 ore te tjera.
Kur te kaloje kjo kohe, do keni kos frutash me shije te njejte si ai qe blini ne market.