
Kisha e Shen Gjinit (Shen Gjonit) ne fshatin piktoresk Kallmet i Vogel, Lezhe
“Kisha e Shen Gjinit/ Gjonit ndodhet mbi nje koder te bute, ne kembet e malit Kreshta (697m.). Eshte e pozicionuar ne skajin veri-lindor te fshatit Kallmet i vogel, prane rruges automobilistike. Ajo ngjitet pergjate shpateve te pjerreta te malit Kreshta ne drejtim te fshatit Ungrej.
Ky objekt religjioz i ndertuar ne fillim shek.XVII-te, citohet per here te pare nga Arbnori i Madh Frang Bardhi (1606-1643) ne nje relacion kishtar derguar Selise se Shenjte me dt.10-prill-1641.
Kisha e Shen Gjinit permendet si “Kisha e Shen Gjon Kryepremit/Pagezorit dhe si Kisha-Kapele e Kallmetit”.
Kjo Kishe me permasa 11.65m x 6.10m dhe me nje planimetri te thjeshte drejtkendore (nuk ka abside), ka nje orientim te sakte lindje-perendim. Eshte e vendosur ne lartesitne dominuese te kodres, e cila sherben si varreza e fshatit Kallmet i vogel. Perpara hyrjes kryesore ndodhet oborri me permasa 6.10m x 4.50 i cili deri ne fillim shek XX-te ka qene i mbuluar ne formen e nje hajati. Kjo vertetohet nga prania e nje kolone mbajtese (kuadratike) me lartesi 2m ne anen veri-perendimore. Po ashtu gjurmet e nje kolone te dyte ne anen jug-perendimore dhe 4-vrima ne murin e frontoni / fasades se Kishes. Aty fiksoheshin traret qe sherbenin per mbajtjen e struktures se hajatit ne fjale.
Por sot, kjo hapesire eshte adaptuar si varreze dhe ketu prehen eshtrat e Klerikeve te larte dhe Patriote. Aty prehet Dom Ndre Simoni (1876-1955) i cili gjeti vdekjen si rezultat i torturave cnjerezore, qe ju shkaktuan nga kriminelet komuniste. Po ashtu Atdhetari dhe Studiuesi i zellshem Dom Prend Suli (1873-1943). Ai nderroi jete gjate periudhes se sherbimit meshtarak ne fshatin Mnele-Shkoder (Mirdita-Etnografike) me dt.05-shkurt-1943.
Pavaresisht permasave jo te vogla, Kisha e Shen Gjinit ka sherbyer tradicionalisht si Kapele varrimi ne rastet e ceremonive mortore.
Rralle here funksiononte si Kishe ne te cilen celebrohej Mesha e shenjte per banoret e mrekullueshem dhe besimtaret e devotshem te fshatit Kallmet i vogel. Kete funksion e ka realizuar Kisha madheshtore e Shen Eufemise (1343).
Struktura me interesante e kesaj Kishe-Katolike perfaqesohet nga portiku i hyrjes kryesore (perendim). Ne pjesen ndermjet arkitraut dhe qemerit / harkut dhe pikerisht ne kete hapesire gjysem rrethore eshte nderthurur si spolie ne murature, nje gur pak i demtuar me mbishkrim ne gjuhen latine (germa gotike) por i veshtire per tu deshifruar pasi teksti nuk paraqitet i plote.
Gjithashtu tek guri celes i qemerit/ harkut, paraqitet nje kryq i vogel i stilizuar i shek.XVII-te. Mbi gurin e arkitraut ndodhet nje kryq tjeter, relativisht shume i ri (fillim vitet-1990). Eshte i gdhendur mjeshterisht gjate fazes fillestare, kur ka nisur edhe procesi i restaurimit te kesaj Kishe.
Ne krahun e majte te hyrjes kryesore, prane patures se deres dhe ne lartesine 1.50 m mbi siperfaqen e terrenit, ndodhet nje artefakt i vecante. Eshte i futur si spolie ne murin e restauruar. Ky eshte nje gur me permasa mesatare. Mbi te eshte gdhendur nje mbishkrim ne gjuhe latine. Aty dallohet qartas viti-1836 i dekoruar me nje kryq latin te stilizuar (siper).
Por eshte gati e pamundur deshifrimi i tekstit te shkurter qe ndodhet ndermjet ketij kryqi dhe vitit-1836. Po ashtu, ne fasaden e Kishes dhe ne krahun e majte te hyrjes kryesore, ndodhet nje vaske e vogel prej guri gelqeror. Ajo mban ujin e bekuar.