
Gjoks pule me perime te stines. Recete e shendetshme me plot vitamina.
Perberesit 3-4 persona
- 1 gjoks pule
- 2 kunguj
- 2 speca jeshil
- 1 spec i kuq
- Barbunja
- 2 patellxhane
- 1 kokerr qepe
- 2 karota
- 2 patate
- Hudhra
- Piper
- Krip
- Vaj
Pergatitja
Si fillim i lajme dhe i pastrojme te gjitha zarzavatet. Keshtu nisim me prerjen e tyre ne kube mesatare. Specat i presim me rende nga ana. Edhe dalin te prera ne forme rrathesh. Barbunjat i presim ne copa te vogla. Ne menyre qe te gatuhen lehtesisht.
Gjoksin e pules e lajme me uje te vaket. Pastaj e presim ne kube dhe e veme te kaverdiset.
Kur te kete leshuar lengun e vet, shtojme hudhren dhe qepen. I leme te skuqen bashke.
Mbi keto do te hedhim me rradhe te gjitha zarzavatet. Karotat, kungujt, patellxhanet, patatet. Barbunjat ,selinon, specat, domatet. I leme te skuqen avash avash per 10 minuta. Nuk duhet ti trazojme shpesh me luge sepse zarzavatet prishen. Pastaj do dukej si supe.
Mbasi jane skuqur lehte do ti hedhim kipen e piperin. I hedhim 1 filxhan kafe me uje dhe i leme te zieje per 15 minuta. Do vini re se do shterroje uji dhe do dale lengu i pules. Provojeni me pirun edhe mishin nese eshte bere.
Pastaj fikeni zjarrin. Lereni te ftohen pa dhe servirini.