
Sallate spanjolle e shijshme. Receta gatimi tradicionale.
Perberesit :
- 1 tufe mesatare sallate jeshile
- 3 veze te ziera
- 2 qepe te njoma
- 2-3 salcice te pjekura
- 50 gram proshute e tymosur
- pak vaj ulliri
- kripe
- uthull (sipas deshires)
Pergatitja :
- Si fillim futni ne furre salcicet dhe proshuten. (Pa vaj. Lerini per 3-4 minuta te piqen.)
- Ndajeni sallaten me dore ne copa te vogla. (Nese perdorni thiken do lengezoje.)
- Ndajini qepet ne copa mesatare per sallate.
- Vendosni ne nje ene qelqi.
- Siper saj hidhni qepen.
- Ndani vezet e ziera ne kube dhe hidheni gjithashtu aty.
- Salcicen dhe proshuten ndajeni ne copa jo te vogla.
- Perziejini te gjitha sebashku. Hidhni edh ekripen e vajine ullirit.
Kjo lloj sallate shoqerohet me sos.
Perberesit per salcen :
- 1 filxhan caji majoneze
- 3-4 luge ketch-up
- 1 luge mustarde
- pak rigon
- pak piper
- 1 luge vaj ulliri.
Pergatitja :
- Mjafton te perzieni te gjithe perberesit ne nje ene. Masen e pergatitur vendoseni ne nje kupe salce. Sipas deshires i hidhet siper sallates ose ne qoshe te pjates.