
Kacamak. Receta gatimi tradicionale.
Perberesit :
- 5 gota uje
- 1 gote uji miell misri
- 2 thelpinj hudher
- 2 luge gjalpe
- 1 luge gjelle kripe
- djathe i bardhe
- 3 luge ajke qumeshti
Pergatitja :
Si fillim vendosim nje tenxhere me gjalpin. Presim imet thelpinjte e hudhres dhe i shtojme ne te. Kur te skucet hudhra shtojme miellin e misrit. E perziejme vazhdimisht derisa mielli te filloje marre nje ngjyre te kuqerremte. Shtojme djathin e grire imet. I leme te skucen me njera tjetren, derisa te leshoje pak leng djathi. Hedhim edhe 5 gotat e ujit te vaket. Iu veme kapakun dhe nuk i perziejme me. Kur te shihni qe uji ka filluar te shterroje, perziejeni mire. Shtoni edhe ajken e qumeshtit. Fikeni vetem kur te jete bere nje mase e ngjeshur. Kacamaku eshte gati.