
Supe e shpejte dhe e shendetshme. Receta gatimi.
SUPE
Perberesit :
-
3-4 patate
-
3 karota
-
2 speca
-
1 qepe e thate
-
dy gota kos
-
1 filxhan vaj ulliri
-
limon (na duhet vetem lengu.)
-
majdanoz i fresket, kripe
Pergatitja :
Si fillim veme vajin ne nje tenxhere dhe e leme te nxehet. Presim qepen ne kube te vogla dhe te imeta. I hedhim te skuqen ne vaj. Pastaj presim edhe specin ne copa te vogla. Qerojme karotat dhe patatet. Karoten e presim ne rrathe te holle. Ndersa pataten ne kube supe. Pasi te jete skuqur qepa pothuajse komplet shtojme kosin. Kur te kete marre nje vale i hedhim patatet dhe karotat. Majdanozin e grijme imet. Ia hedhim supes pernjehere me kripen. Shtojme edhe 2-3 goja uje dhe i leme te ziejne. Kur te shohim qe jane zbutur karotat dhe patatet e fikim. Shtojme lengun e limonit. Dhe e leme te nxjerre nxehtesine e madhe te vales.
(Kjo lloj supe eshte shume e shendetshme per ne dimer.)
Ju befte mire!