
Si te hap nje adrese e-mail (Yahoo)
Tutoriale shqip
Yahoo mail eshte nje nder kompanite me te medha ne bote qe rrjeshtohet ne rangun e Hotmail apo Gmail.
Ne kete tutorial do mesojme si te hapim nje adrese e-maili ne Yahoo.com. Fillimisht vizitojme faqen zyrtare te kesaj kompanie www.yahoo.com. Ne faqen kryesore te saj ne krahun e djathte lart do shikoni fjalen mail. Klikoni mbi te.
Qe te hapim llogarine e re klikojme mbi fjalen Sign Up.
Ketu do plotesojme te gjitha fushat e nevojshme qe te hapim adresen e re. Ndiqni hapt si me poshte :
- Emri juaj
- Mbiemri juaj
- Adresa e-mail qe deshironi te hapni. Dmth si deshironi te jete emri. Ne kemi vendosur emrin sibehet.
- Vendosni fjalekalimin tuaj. Kini parasysh te perdorni nje fjalekalim te veshtire ne menyre qe mos ta gjejne edhe shume lehte. Perdorni germa te medha dhe te vogla, duke perfshire edhe ndonje numer. P.sh SiBehet20. Ne kete menyre eshte mjaft e veshtire te ju gjejne fjalekalimin.
- Numri i telefonit eshte i nevojshem ne rast se ju harroni fjalekalimin. Kompanite e medha dergojne fjalekalime te reja dhe ju i konfirmoni me ane te mesazhit qe ju vjen ne numrin qe do deklaroni tani.
- Ditelindja juaj, muaji, dita , viti.
- Gjinia juaj
- Continue eshte hapi i fundit i kesaj kartele
Ne kartelen e radhes do plotesojme hapat e meposhtem :
- Verifikoni numrin e telefonit
- Ketu shpjegohet qe do ju dergoje nje numer te vecante qe te verifikohet qe ju jeni poseduesi i numrit qe keni deklaruar.
- Text me an account key
(Me dergo nje kod konfirmimi)
Keshtu ne bejme kerkesen qe te na vije ne telefon nje mesazh me nje numer me te cilin do identifikohemi.
Hapi tjeter eshte te verifikoni qe ju jeni poseduesi i ketij telefoni. Nje mesazh qe ka ardhur ne telefonin tone permban nje kod. Ate kod shkruajeni te boksi bosh. Ne fund klikoni Verify qe te beni verifikimin.
Mesazhi i mireseardhjes konfirmon hapjen e adreses se re. Hyni ne llogarine e re duke klikuar mbi fjalet Let’s Get Started.
Kaq ishte. Adresa juaj u hap.
Ju duhet nje adrese e-maili ne Gmail.com ? Mesoni si hapet duke klikuar KETU.
Nese ju duhet ne hotmail.com atehere mesoni si hapet duke klikuar KETU.
E dini cfare eshte Adsense ? Mesojeni duke klikuar KETU.