
Cfare thone te huajt per popullin shqiptar.
A kane te drejte?
Shqiptaret nder vite jane njohur per popull me tradita. Te rrepte por edhe xhentil. Te varfer por shume bujare. Skamnore por me zemer te madhe. Keshtu edhe popujt e huaj kane formuar disa ide per ne. Ide dhe koncepte te cilat jo gjithmone jane te kenaqshme per ne. Sigurisht qe ngjallin edhe polemika. Pasi askush nuk ka pse te neperkembe kulturen dhe prejardhjen tone.
Keto jane shprehjet qe te huajt kane thene per ne :
- Johan Fon Han : ‘Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja’.
- Konstandin Paparigopulos : ‘Vetem shqiptaret konsiderohen si pasardhes te races ilire’.
- Gos Xhen : ‘Origjina e shqiptareve ngjitet deri te koha e pellazgeve dhe kane origjine parahelene.’
- Haki Pasha : ‘Po doli ne shesh historia e shqiptareve, Perandorine Osmane e merr lumi.’
- Edvin Pears : ‘Shqiptaret jane pasardhes te races me te vjeter te Gadishullit Ballkanik. Gjegjesisht te races arjane, duke e nxjerre kete fjale nga dy rrenjet e fjaleve shqipe : Ar dhe Ane, qe d.m.th. Njerez te arit te paster’.
- Henry Noel Brailsford : ‘Shqiptari ‘primitiv’, ne fakt eshte ‘Mbinjeriu’ per te cilin Nietzsche enderronte’.
- Lamartini : ‘Ky komb e ky popull nuk merret neper kembe… Kjo eshte toka e heronjve te te gjithe koherave… Homeri aty gjeti Akilin, greket Aleksandrin e Madh, turqit Skenderbeun, njerez keta te se njejtes race, te te njejtit gjak’.
- Lord Bajroni : ‘Shqiptaret me kostumet e tyre bejne nje peizazh me te mrekullueshem ne bote… Shqiptaret jane raca njerezore me e bukur qe ekziston, trima me te forte se keshtjellat e tyre’.
Keto ishin disa nga thenjet dhe shprehjet e te huajve per popullin shqipetar. Disa na gezojne pa mase dhe na japin shume kenaqesi kur lexohen. Te pakten disa mendojne pozitivisht per ne. Ose mund te mjaftohemi me faktin se thjeshte vleresohemi pavarsisht disa virtyteve jo fort te kenaqshme qe kemi .