
Torte me pudding dhe biskota.
Si te pergatisim nje torte me pudding dhe me biskota , me shume pak shpenzime.
Perberesit:
1-dy bustina pudding (shija sipas preferences suaj)
2- nje litter qumesht
3-dy gota sheqer
4-biskota
5-nje banane dhe nje pjeshke (ose fruta te stines cfare te keni)
6-dy tre keke te thjesht te vegjel
Si te pergatisim torten me pudding dhe me biskota :
Ne nje ene valojme qumeshtin, dhe marrim nje tas ne te cilin te perziejme puddingun me qumesht te vaket. Nuk duhet te jete i nxehte sepse e ben pudingun te trashe dhe me pas nuk do jete mase e njetrajtshme. Pasi e perziejme mire qumeshtin me pluhurin e puddingut shtojme edhe sheqerin, deri sa te behet nje mase kremoze. Nderkohe qe qumeshti po valon, marrim dhe e shtojme avash avash masen e trashe, me njeren dore duke e hedhur me doren tjeter duke e perzier qe te mos e leme te ngjise. E leme keshtu deri sa te jete trashur plotesisht. E fikim zjarrin dhe e leme pudingun qe te ftohet.
Nderkohe ne nje ene te rrafshet marrin dhe shtrojme kekun e grire ne cop ate vogla dhe hedhim nje shtrese te holle puddingu. Mbi puddingun rreshtojme me pas biskotat te cilat me pare I kemi lagur me qumesht. Pasi te vendosim nje rrjesht hedhim perseri nje tjeter shtrese pudding dhe keshtu me radhe deri sa te deshirojme ne trashesine e embelsires.
Kur te vendosim shtresen e fundit te pudingut,presim copat e frutave (fruta te stines) dhe e dekorojme sipas deshires, dhe me pas embelsiren e leme te pushoje ne frigorifer,ne katin e fundit te tij ku edhe temperature nuk eshte shume e ulet per rreth 40 min.