
Perse meria (inati) ndaj dikujt nuk shuhet nder breza?
Inati.. Eshte nje term qe te gjithe e njohim. Nje ndjesi qe mos me shpesh se nje here e kemi ndier. Fatkeqesisht edhe do vazhdojme ta ndjejme. Eshte dicka qe buron nga ndergjegjia e njeriut. Askush nuk urren dhe ka inat pa vetedije. Fakteqesisht jemi ushqyer me kete ndjesi gjithmone. Te kemi inat.
Ke kemi inat?
Dike qe eshte ne gjendje me te mire se ne. Dike qe ka arritur te kete shume me shume se kemi ne. Edhe ate te zotin e cdo gjeje. Kemi inat ata qe kane gjera qe do i donim. Gjendja me e mire financiare e dikujt, na ben ta lakmojme. Pervac kesaj kemi inat edhe ata qe jane te padrejte me ne. Ata qe nuk na ndihmojne. Egoistat. Njerezit shpirt-zi. Pergjithesisht jemi mesuar te urrejme kedo qe nuk na mbeshtet. Kedo qe nuk do te ja dije per askend pervec vetes. Por kemi inat edhe ata qe na kane prishur rehatine.
Pse ekziston meria, inati?
Eshte nje ndjenje qe gjendet jo tek te gjithe. Jane disa tipa qe urrejne dhe xhelozojne ata qe ja dalin. Kane meri ndaj atyre qe nuk u japin nje dore. Ndaj atyre qe gezojne per fatkeqesite qe i ndodhin. Nuk eshte e quditshme qe te kene inate se je i\e zoti ne pune. Keni arritje ne shkolle. Keni standarte te lakmueshme. Detyrimisht qe do te urreheni prej te tjereve. Fakti qe ti ke gjithcka dikush tjeter enderron, le vend per lakmi.
Perse meria (inati) ndaj dikujt nuk shuhet nder breza?
Kjo ndodh per dicka banale. Ndikimi i familjareve dhe te afermeve. Sigurisht qe prinderit ndikojne tek femija i tyre. U japin atyre frymen qe deshirojne te mbajne. Nuk duan kurrsesi qe djali i tyre, te flase me ata qe kane inate. Nuk lejojne te kene miqesi femijet ndermjet tyre. Per ata nuk eshte e pranueshme te thyhen rregullat qe kane vene. Nese X person apo familje ne i urrejme. I kemi inat, detyrimisht qe femijet nuk duhet ta kalojne mire me ta. Merite ekzistojne edhe brenda familjes. Vellai ndaj vellait. Motra ndaj motres. Nena ndaj vjehrrise. Babi ndaj te afermeve te mamit. Por edhe mes ciftit bashkeshortor.
Mami qe nuk ka aspak qejt vjehrrin edhe vjehrren, as femijet nuk i lejon te kene raporte te mira. Ose kur babi nuk e ka aspak deshire kunaten. Sigurisht qe nuk do qe femijet te kene raporte te mira me te. Keshtu pra vihen edhe barrierat mes njeri tjetrit. Duke mos penguar konfliktin, por duke i dhene krahe atij.