
Cfare duhet te bejme me dhuratat nga e kaluara?
Dhuratat jane te bukura kur i marrim nga ata qe u duam. Ata mbesim nje kujtim i bukur sado te kalojne vitet. Nderkohe qe jo gjithmone, prej dhuratave mund te marrim kujtime te bukura. Shpesh na kthejne pas ne kohe dhe mbase na japin shume trishtim. A e keni pyetur veten cfare do beni me dhuratat pasi te ndaheni nga partneri? Po nese cfare do beni me fotografite pasi miqesia juaj te kete perfunduar?
-
Se pari :
te gjithe jemi te vetedijshme se gjerat ndryshojne. Nuk duhet te kerkojme domosdoshmerisht te bejme dicka te zgjase pergjithmone. Nese dicka i ka ardhur fundi, duhet ta pranojme kete realitet. Nuk eshte e shendetshme per asnjeri te jetoje me ankthin, se ai/ajo nuk me do. Por cfare duhet te bejme pas ndarjes? A duhet te vazhdojme te ruajme kujtimet?
Jam e mendimit se nese gjithcka ka marre fund, nuk kemi arsye te ruajme asgje. Ne fund te fundit nuk presim te ri-kthehemi aty ku ishim dikur. Nese vendosim te ndahemi duhet te harrojme gjithcka. Dhuratat nuk duhet ti mbani. Mund te jene shume gjera me vlere por, nuk te sherbejne per asgje. Prandaj per aq kohe sa nuk do ta shikosh dicka, me mire mos e mbaj.
Gjerat kane rendesi per aq kohe sa ka edhe komunikim ndermjet atyre, qe i shkembejne ato. E nese nuk ka me komunikim dhe respekt cfare vlere do te kete ai send? Asnje lloj!
Dhuratat nuk kane pse te ruhen. Vazhdimisht do ndikohemi prej tyre. Kjo gje nuk eshte aspak favorizuese, per aq kohe sa kjo gje na lendon. Keshtu qe, te jeni te sigurte qe nese i ruani gjerat do lendoheni. E ky lendim do jete i vazhdueshem, per aq kohe sa do kesh kontakt me te kaluaren. Me mire mbyllni cdo kapitull.