
Si behet supe me mish dhe perime.
Receta gatimi te shpejta.
Supe me mish dhe perime :
Perberesit :
- 4-5 kokrra patate
- 500 gr mish (si te keni deshire)
- 4-5 speca
- 2 domate
- 1 patellxhan
- 2 qepe
- 2 thelpinj hudher
- salce domateje (sa te keni deshire)
- krip,rigon,piper
- 1 filxhan vaj, ose vaj luledielli ose ulliri
Pergatitja :
Vendosim ne zjarr nje tenxhere dhe hedhim vajin. Presim deri sa te ngrohet plotesisht. Grijme dy thelpinjte e hudhrave imet dhe i hedhim te skuqen. Marrim nderkohe dy qepet, qerojme dhe i grijme sa me imet te mundemi. Keshtu ua shtojme hudhrave. Heqim farat nga specat dhe i grijme ne rrathe te imet. Pastaj rrathet i ndajme ne dysh. Keshtu ua shtojme qepeve.
Pastaj
Grijme patellxhanin. Duhet ne pjese sa me te holla ne menyre qe te shuhen mire. Te gjithe sebashku i lejme te skuqen ne lengun qe leshojne vete. Grijme edhe domatet ne kube sa me te vogla. E ua hedhim siper. Pasi te shihni se po shterrin lengun plotesisht. Hidhni patatet te cilat i keni grire ne kube per supe. Shtoni edhe dy gota uje e lejini te valojne. Ndajeni mishin ne copa, jo shume te vogla dhe shtojeni gjithashtu. Tani mundeni te hidhni edhe kripen, pak piper, dhe pak rigon. Kur te jene duke zier, dhe mishi ka filluar te zbutet, shtoni edhe dy-tre luge salce domateje. Koha qe merr te pergatitet eshte maksimumi 40 minuta ne zjarr mesatar. Pasi te jete zier mishi fikeni dhe lereni te ftohet pak.
U befte mire!