
Shpesh herë meshkujt pëlqejnë gjera tek femrat, që ne ndoshta mund të na duken të çuditshme. Ja se cilat janë ato..
1.Atletet
Shumica e meshkujve mendojnë se nëse një femër vesh atlete atëherë ajo e bën këtë gjë sepse “nuk ka kohë” dhe nuk i intereson mësnyra sesi duket. Dhe pikërisht kjo gjë i çmend ata më shumë.
2. Të veshësh rrobat e tij
Meshkujve thellë thellë u pëlqen kur ju “aksidentalisht” i merrni bluzen ose këmishën e tij.
3.Flokët bisht kali
Shumica e meshkujve pëlqejnë vajzat me flokë të gjata por kur këto të fundit i kanë të mbledhura flokët bisht, atëherë sapo jeni kthyer në një armë të parrezistueshme.
4.Të kesh stilin tënd
Të kesh stilin tënd në ditë të tilla kur duket se të gjitha vajzat po shkojnë drejt trendeve, atëherë ju jep një pikë më shumë. Dhe, fundja ku ka më bukur se një vajzë me karakter që di të bëjë dallimin nga të tjerat!
5.Syzet optike
Syzet optike mund të themi se janë fiksim për një mashkull. Kjo sepse për ta një femër bëhet automatikisht sensuale nëse ajo ka një palë syze.
6.Parfumi
Jo më kot e ka thënë dhe Chanel, që nëse një femër nuk hedh parfum më mirë të mos dalë nga shtëpia. Parfumi duhet të jetë arma juaj sekrete për të bërë një mashkull për vete.