
Udhëtimet e para të sezonit? Nëse po planifikoni një fundjavë në diell. Ja pesë këshilla për të përgatitur bagazhet në mënyrën e duhur..
Pas dimrit të gjatë arriti më në fund sezoni i bukur dhe momenti i shumëpritur për të qëndruar në ajër të pastër. Pas ditëve të gjata, impenjimeve të punës, angazhimeve të fëmijëve në shkollë më në fund mund të planifikojmë një fundjavë në diell. P
ërgatitja e valixheve është gjithmonë llotari, por mund t’i referohemi një doracaku të vogël që na ndihmon në zgjedhjen e veshjeve, në mënyrë që të mos gabojmë kurrë dhe të jemi super elegante gjatë gjithë ditës.
Dëshira për t’u arratisur në det qoftë edhe për 48 orë fillon të ndihet. Por duhet ta pranojmë se dëshira për të lënë pas krahëve qytetin dhe të ftohtin e dimrit shoqërohet me ankthin e bagazheve.
Ne e dimë se sa e vështirë është të përgatisësh çdo gjë dhe pastaj t’i vendosësh me rregull. Por gjithsesi nuk mund të heqim dorë nga ideja për të qenë gjithmonë ‘al top’.
Çfarë duhet të marrim me vete atëherë?
Për të shmangur mbajtjen e gjërave të panevojshme, ja pesë gjërat thelbësore që gjithmonë duhet të jenë në valixhen tuaj.
Në qytet:
- Fustan apo kostum, më mirë shikoni për diçka jo shumë të lehtë, stuhitë janë rendi i ditës dhe i nxehti i madh nuk ka ardhur ende.
- Zgjedhim një veshje të rehatshme, por të modës dhe preferohet me ngjyra të lehta ose pastel, të cilat frymëzojnë lirinë dhe dëshirën për pushime.
- E bardha është gjithmonë e përsosur, e përshtatshme në çdo situate.
- Kështu që duhet t’i mbajmë në gardërobën tonë pa frikë dhe pa hequr dorë asnjëherë.
- Atletet janë të përsosura për udhëtime dhe shëtitje, po edhe me sandale të ulëta për t’u kombinuar me këmisha ose pantallona të shkurtra.
Në plazh:
- Shalli i plazhit është një domosdoshmëri.
- Kombinuar me sandale si dhe me një kapelë kashte të gjerë, do të dukeni super elegante.
- Të gjithanshëm, të lehtë, shumë të përdorur, kështu që mund të marrim me vete më shumë se një dhe mund t’i kombinojmë me rrobat e banjos që kemi vendosur të marrim me vete.
- Ose me blerje të reja nëse jemi nga ata që nuk i rezistojnë dot shoppingut.
Për aperitivin:
- Kur dielli perëndon dhe temperaturat bien, mos harroni që është ende pranverë dhe temperaturat janë akoma pak të ulëta
- Prandaj, u themi po veshjeve të zeza shoqëruar me xhaketa.
- Gjithashtu guxojmë edhe me ngjyra të ndritshme edhe pse nxirja nuk është akoma siç duhet.
Në darkë:
- Pa u dukur si një yll në kërkim të syve të fansave, ne zgjedhim një look ‘passe-par-tout’, i përshtatshëm si për restorantin poshtë shtëpisë. Ashtu edhe për ndonjë restorant luksoz.
- Me një pale sandale ose me një palë këpucë me taka, shoqëruar me një veshje të matur si dhe me aksesorë, do të dukeni përfekte.
Në disko:
- Është e vërtetë, ne jemi në plazh, por akoma nuk ka ardhur sezoni.
- I thoni po një veshjeje që bie në sy, me kusht që të mos jetë as shumë dimërore dhe as shumë verore.
- Gjithashtu në këtë rast ngjyrat e lehta do të jenë të përsosura, do të na bëjnë të vihemi re.
Sugjerimi i zgjuar? Le të vëmë pak ar, maksimumi.
(Sugjerime Nga Moda Online)