
“Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”,- Dietolog i njohur.
Nese edhe ju keni vendosur te agjeroni, duhet te kujdeseni per veten. Perpiquni te hani ushqim te shendetshem dhe dicka qe ju ndihmon per diten e ardhshme. Ndaj edhe ne duam te ju vime prane me keshillat dhe sugjerimet tona.
Ushqimet qe beni mire te hani per Syfyr?
Per syfar ju keni nevoje per nje ushqim qe tu jape energji mjaftueshem per te perballuar diten. Ju keni nevoje per force. Ndaj perqendrohuni tek :
Pemet dhe perimet
Frutat dhe perimet jane te pasura me fibra. Ne kete menyre ju do te ndiheni te ngopur dhe ne forme. Nuk do te vuani nga kapslleku por as nuk do te vuani nga debulesa. Frutat dhe perimet e stines jane zgjedhja e duhur.
Oriz
Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi marrin kohe te treten. Nese ju konsumoni nje pjate oriz, ai do doje pak kohe te tretet dhe keshtu ju ndiheni te ngopur..
Mish
Mishi i pules, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyre jane burim i mahnitshem i proteinave, si dhe kufizojne yndyren. Pervec te tjerash nuk do te ndiheni te lodhur dhe te pafuqishem.
Ushqimet qe beni mire te hani per iftar :
Per iftar ju duhet te ngopeni. Ju keni nevoje te hani sa me mire ne kete vakt. Ne te kundert nuk do te jeni ne gjendje te vazhdoni aktivitetin rutine si cdo dite.
Nje pjate me fruta
Ju duhet te hani me patjeter nje pjate fruta. Keni fruta te stines sa te doni. Jepini vetes force duke u ushqyer mire.
Buke te zeze
Buka me miell te pasitur, petet e krundeve etj., jane karbohidrate komplekse qe e furnizojne trupin me energji, fibra dhe minerale. Ato nuk treten shpejt. Keshtu edhe do te ndiheni te ngopur dhe me force.
Veze dhe bulmet
A e dini se sa e nevojshme eshte te hani bulmetra. Trupi juaj ka nevoje per kalcium. Per te qendruar ne forme, eliminoni perdorimin e vajit. Ai do ju beje te keni uri me shpejt. Vezet mund ti hani edhe te ziera. Do ju mbajne stomakun ne forme.