Skip to content
Perberesit :
- 500 g luleshtrydhe
- 250 g miell
- 3 veze
- 1 filxhan caji sheqer
- 1 luge caji sode per emblesira
- 125 g gjalpe
- 300 g kos

Pergatitja :
- Si fillim e ndezim furren ne 160 grade.
- Nisim me perzierjen e gjalpit me sheqer ne rrahese dore.
- Shtojme 3 vezet nje e nga nje.
- Pastaj hedhim edhe kosin dhe i rrahim mire.
- Ne nje site hedhim miellin dhe soden.
- I hedhim ne rrahese avash avash derisa ta hedhim te gjithin.
- Perzierja nul nderpritet.
- Marrim nje tave per pjekje.
- E lyejme me gjalpe dhe e sperkasim me pak miell.
- Shtrojme brumin dhe siper presim luleshtydhet e ndara ne mes.
- E mbulojme me leter Alumin dhe e veme te piqet.
- E provojme me kruajtese dhembesh nese eshte pjekur dhe ne thellesi.
- Nese eshte pjekur mire, e heqim letren dhe e rikthejme ne furre derisa te marre ngjyre te arte.
- Hiqeni nga tava dhe lereni te ftohet.
- Priteni ne porcione dhe sherbejeni!!!!!

Ju Befte Mire!!