nje filxhan qumesht per ta hedhur tek cokollata kur ta shkrijme
arre kokosi e grire per te sperkatur embelsiren
Pergatitja :
Fillimisht shtrojme nje qese guzhine mbi nje tabaka ku do te gatuajme.
Fillojme dhe shtrojme biskotat me rradhe dhe duke i lyer pak me qumesht. Shtrohen me pak se nje pako.
Marrim nje kupe qelqi dhe atje duke i perzier me rradhe hedhim fillimisht rikoten, gjalpin, sheqerin pluhur dhe arrat.
Mbasi na eshte bere nje mase kremi e njejte fillojme dhe e shtrojme mbi biskota.
Kur ta kemi vendosur kremin e pergatitur mbi biskota fillojme dhe e perqendrojme mbi 2 rreshtat e mesit.
Hapim ne mes te kremit nje kanal dhe vendosim bananet e qeruara dhe i mbulojme me kremin.
Tani marrim biskotat e anesoreve dhe i mbeshtesim mbi masen nga te dyja anet. Pjesa siper del zbuluar dhe ju do ti ndani biskotat ne dy pjese dhe i vendosni siper me rradhe.
Ne momentin qe e kemi mbyllur torten fillojme te shkrijme cokollaten ne banjo mari duke i hedhur
1 filxhane qumesht brenda dhe duke e trazur mire. Mbasi ka shkrire cokollata e hedhim siper biskotava dhe duke e perhapur me nje furce guzhine ne te gjithe torten.
Siper e sperkatim me arra kokosi dhe e fusim 1 ore ne frigorifere per tu mpiksur.