Lajmë mirë portokallin, e zhveshim atë nga lëkura dhe cipa e bardhë dhe më pas me një thikë të hollë shkëpusim filetot e portokallit nga membrana e hollë. Ruajmë lëngun që del nga portokalli e trazojmë atë me uthull, mustardë, mjaltë, vaj ulliri, kripë dhe piper.
Këtë masë e shtojmë në tasin ku kemi vendosur finokun, qepën e kuqe dhe fetat e portokallit. Para se ta servirim e spërkasim sallatën me pak majdanoz.
TAVE ME FINOK DHE SALCE BASHAMEL
Perberesit :
finok 1 kg,
miell 3 lugë gjelle,
gjalpë 3 lugë gjelle,
qumësht 1 gotë e gjysmë uji,
vezë 1 kokërr,
djathë i thërrmuar 1 lugë gjelle,
kripë e piper
Menyra e pergatitjes :
Finoku pastrohet nga gjethet jeshile dhe fletët e jashtme të vjetra, zihet në ujë valuar me kripë, kullohet dhe pritet në feta, të cilat kalohen pak në tigan me gjalpë.
Në tavën e lyer me gjalpe dhe të spërkatur me galetë të bluar shtohen finokët, sipër u hidhet piper,
Mbulohen me një shtresë salcë beshamel, (Për salcën beshamel kaurdiset pak miell me gjalpe, hidhet qumësht, zihet sa të trashet, hidhet kripë dhe përzihet me një kokërr vezë.)
Pastaj ju hidhet djathë i grirë, pak gjalpë dhe piqet.
Tava piqet derisa të krijohet një kore në sipërfaqe, ndahet në copa dhe vendoset nëpër pjata.
SUPE ME FINOK
Përbërësit:
bishtat e 1 qepe të njomë
1 kokërr finok
1 kokërr mesatare patate
4 preshë mesatarë (pjesa e bardhë, gati 20 cm kërcell)
2 thelpinj hudhra
1 litër lëng perimesh
100g pana
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
kripë piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë nxehim vajin e ullirit dhe hedhim preshët e prerë në feta të holla. Më pas shtojmë finokun e prerë në copa të vogla dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë mirë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të ziejë në flakë të mesme. Duhet të kemi kujdes se mos digjet në fund.
Më pas shtojmë patatet e prera në feta dhe e trazojmë. Pas 2-3 minutash shtojmë lëngun e perimeve dhe e mbulojmë sërish tenxheren me kapak. E lëmë të ziejë për gati 30 minuta derisa perimet të jenë zbutur.
E heqim supën nga soba dhe e lëmë të ftohet dhe më pas e hedhim në mikser. E rregullojmë për kripë e piper të shtypur dhe e hedhim sërish për ta ngrohur në tenxhere. Pastaj hedhim panën.
E shërbejmë me copa kubike buke të thekur, e zbukurojmë dhe aromatizojmë me disa fije fetish preshi të skuqura në gjalpë.