
Nese keni probleme me aknet, lekura e portokallit mund te jete arma juaj sekrete !
Te gjithe kemi probleme me aknet ne nje faze te jetes sone. Nderkohe qe per disa ky mund te jete nje problem kalimtar, per disa te tjere aknet kthehen ne nje problem te vazhdueshem dhe shqetesues. Kjo lloj gjendje shkaktohet kur gjendrat e yndyres (sebumit) te lekures sone prodhojne me shume yndyre se zakonisht. Kjo gje mbyll poret e lekures. Perzierja e yndyres me qimet e lekures dhe qelizat ne pore favorizon zhvillimin e baktereve, qe sjell nje pergjigje inflamatore. Rezultati eshte krijimi i nje akneje, shpesh te mbushur dhe me pus (qelb).
A e kishit menduar ndonjehere qe zgjidhja per kete problem ndodhet ne kuzhinen tuaj ? Ja qe eshte e mundur, sepse lekura e portokallit ben me te vertete efekt. Ju mund ta perdorni kete frut shume mire dhe per ta ngrene ashtu sic eshte, ne menyre qe ti jepni vitamine C dhe plot antioksidante dietes suaj. Por mos e hidhni lekuren e portokallit sepse mund te jete ajo qe i duhet lekures!
Lekura e portokallit ka mjaft “aftesi”. Ajo ndihmon ne shume nivele per ta mbajtur lekuren tuaj te shendetshme.
1.Vret bakteret qe shkaktojne akne
Bakteri qe ndikon ne formimin e akneve quhet Propionibacterium acnes (P.acnes). Eshte zbuluar se ekstraktet e hidhura te lekures se portokallit ndikojne ne vrasjen e ketij bakteri. Madje me mire se sa antibiotiket!
2.Redukton prodhimin e yndyres
Shpesh gjendrat e yndyres prodhojne sebum (yndyre) me shumice. Kjo bllokon poret dhe shkakton akne. Studimet kane gjetur se nobiletina, nje flavonoid i gjetur ne lekuren e protokallit, redukton proshimin e yndyres. Prandaj nese keni lekure te yndyrshme, provoni te perdorni kete element natyral.
3.Forcon dhe tonifikon lekuren
Normalisht lekura krijon vete nje barriere mbrojtese ndaj ndotesve atmosferike. Si dhe per te parandaluar eleminimin e tepert te ujit. Por ne rastet kur kemi akne, kjo barriere eshte e demtuar. Duke perdorur lekuren e portokallit, reduktohet brishtesia e lekures. Kjo sepse ekstraktet e lekures se tij e forcojne kete barriere dhe tonifikojne dhe lekuren duke i dhene asaj gjalleri dhe freski.
SI TA PERDORIM LEKUREN E PORTOKALLIT PER AKNET ?
Ka disa menyra.
Fillimisht thjesht mund ta aplikoni direkt lekuren mbi fytyren tuaj duke e masazhuar butesisht ne te.
Mund edhe ti grini lekurat e portokallit ne blender, duke krijuar nje mase kremoze, si paste. Dhe me pas kete mund ta vendosni mbi lekuren e fytyres dhe ta lini per 5-10 minuta, duke e shpelare me pas me uje te vaket.
Nje menyre tjeter eshte dhe ti thani lekurat e porokallit. Pasi te jene thare, mund ti grini duke i shnderruar ne pluhur. Kjo eshte nje menyre me praktike sepse mund ta ruani pluhurin per nje kohe me te gjate, edhe kur nuk ka portokalle ne shitje. Me pas e perzjeni pluhurin me pak qumesht. Dhe ja ku sapo pergatitet nje maske super te ushqyeshme per lekuren tuaj!
Kini parasysh se lekura e portokallit shkakton nje ndjesi terheqjeje te lekures. Por mos u shqetesoni, eshte nje efekt natyral.
Gjithsesi, do ishte mire qe gjithmone perpara se ta aplikoni, te beni nje test te lekures, per te pare nese ka alergji apo jo ndaj perberesve te lekures se portokallit!