Në një enë tjetër përzihen vezët me sheqerin derisa të shkrijë plotësisht sheqeri.
Pasi ka valuar qumështi hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe pastaj hidhet pak e nga pak tek vezët e përziera me sheqerin duke e trazuar.
Në një tigan shkrijmë sheqerin (pa ujë) që të marrë ngjyrë të kuqërremtë e më vonë ngjyrë kafe.
Këtë e zbrazim në format që do të bëhet krem karameli.
Pas këtij, mbushen format me masën e përgatitur me qumësht, sheqer e vezë dhe me pak vanilje.
Pas mbushjes format vendosen në tavë me ujë të ngrohtë 70-80 gradë Celsius, të cilat futen në furrë të piqen për 40-45 minuta.
Duhet të kemi parasysh që uji në tavë nuk duhet të valojë. Kur kremi të ftohet në temperaturën e ambientit vendoset në frigorifer. Gjatë servirjes format i kthejmë përmbys në pjatë.