
Mungesa e informacionit shpesh na ben te dukemi qesharake ne disa situata. Psh, kur takojme dike qe ka duart e ftohta themi se ai person eshte i sinqerte. Por ne fakt sinqeriteti nuk ka te beje aspak ne kete rast. Disa njerez kane probleme te theksuara me shendetin, te cilat demostrohen edhe ne ftohtesine e duarve.
Me poshte keni kater arsyet me madhore pse disa njerez i kane duart gjithmone te ftohta :
Diabeti
Ftohja dhe mpirja e duarve dhe e këmbëve mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti ka pasoja në qarkullim e gjakut dhe në sistemin nervor. Ai shoqërohet shpesh me këto simptoma. Nëse keni vazhdimisht etje, hani shumë dhe nuk shëndosheni, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.
Stresi
Stresi mund të jetë një tjetër shkak për duart dhe këmbët e ftohta. Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.
Gjëndra tiroide
Gjëndrat tiroide ngadalësojnë metabolizmin. Simptomat mund të jenë këmbët e ftohta apo ndjesia e të ftohtit. Lodhje, përgjumje, ngadalësi e të folurit dhe lëvizjes si ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.
Anemia
Nëse përveç duarve të ftohta, keni edhe simptoma të tjera si lodhje dhe dhembje koke, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila i jep gjakut ngjyrën e kuqe.