Skip to content
    
    
                    
      
      
      
    
        
                            
                    
                                
        
                                
                                                        
                        
                        
    
        
            Për 4 persona nevojiten :
- 2 pula të vogla
 
- 100 gr gjalpë
 
- 2 lugë gjelle mustardë
 
- 2 limona
 
- 1 tufë erëza të freskëta ose 2 lugë gjelle erëza të thata (rigon, borzilok, rozmarinë, dhiozmë)
 
- 6 feta proshutë
 
- 1 lugë gjellë kripë e trashë
 
- 1 lugë gjellë piper i zi
 
- 2 thelpinj hudhra të grira
 
- 4 qepë
 
- 1 filxhan çaji verë e bardhë
 

Përgatitja:
- Presim limonët në feta dhe e ndajmë proshutën në copa të vogla. 
 
- Presim hollë erëzat.
 
-  E lëmë gjalpin jashtë frigoriferit që të zbutet dhe e përziejmë me mustardën, erëzat, proshutën, hudhrën, kripën e trashë dhe piperin.
 
-  Lyejmë me këtë masë pulën. Krijojmë të çara në gjokset e pulave dhe vendosim në to feta limoni. 
 
- Presim qepët në feta të holla, i përziejmë me fetat e mbetura të limonëve dhe mbushim me to barkun e pulave. 
 
- I vendosim në një tepsi të thellë, hedhim verën, e mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe i pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 40 minuta. 
 
- Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për disa minuta të tjera derisa pulat të marrin ngjyrë.
 
Shijojeni!!