Skip to content
    
    
                    
      
      
      
    
        
                            
                    
                                
        
                                
                                                        
                        
                        
    
        
            Cfare na nevojitet :
- 800 gr mish i bardhe pule
 
- 10 speca të mëdhenj per mbushje
 
- 2 qepë 
 
- 2 patate të mëdha
 
- 100 gr mozarella
 
- 150 ml krem kuzhinë (pana)
 
- Kripë
 
- Piper
 
- Vaj
 
 
Menyra e pergatitjes :
- Fillimisht preim qepen imet. E skuqim mire me vaj.
 
- Coptoni mishin e bardhë imët.
 
- Kur qepët të marrin ngjyrë karameli shtoni në tigan edhe mishin e coptuar. Skuqeni duke e përzier herë pas here.
 
- Kur mishi të jetë skuqur i tëri shtoni edhe kremin e kuzhinës. (pana)
 
- Merrni specat dhe hiquni bishtat. Mund t’i mbushni nga gryka apo edhe ta bëni një hapje tjetër horizontalisht. Mbushini me masën.
 
- Merrni patatet. Qerojini dhe pritini në rriska. Merrni një tepsi., lyjeni me vaj dhe rendisni në të rriskat e patateve.
 
- Nëse ka mbetur mish nga mbushja atëherë e derdhim mishin mbi patatet.
 
- Rendisim specat në tepsi. 
 
- E fusim në furrë të ngrohur 250 gradë për 35 minuta.
 
- Pas 35 minutash e shpërndajmë mozarellën mbi speca dhe e fusim tepsinë edhe për 5 minuta të tjerë në furrë.
 
Sherbejeni te ngrohte. Shijojeni!