
Amaneti
Baba më pat’ than’ mor bir’,
nji fjal’ du me ta këshillue
sa ma shum’ të bash’ mir’
aq ma shum’ kan’ me t’luftue…
Mikut kurr’ mos i ban’ nderë
ndaç me e rujtë mik per zemër.
T’miren bane bash’ njat’ derë
ku s’njef fis, as nuk t’njef n’emër…
Mikun duhet me respektue,
ç’do fjal’ n’zemër me shpërla
edhe dy jetë n’paq’ ti per mue,
kurr’ pishman nuk ke me u ba…….
Dragusha.@
Tetor 2016