Tundim te bardhat e vezeve derisa te behen teresisht shkume.
Me pas shtojme dhe sheqerin ne menyre qe te lidhet me mire shkuma.
Shtojme dhe te verdhat e vezeve dhe i tundim mire.
Shtojme dhe miellin te cilin e perziejme me pluhurin e pastes dhe me sheqerin vanilje. I perziejme mire derisa te lidhen sebashku.
Lyejme tepsine me gjalpe te shkrire dhe shtrojme brumin.
Kete mase e fusim ne furre per gjysem ore ne 180 grade.
Kur te piqet e heqim nga tepsia dhe e veme ne nje tjeter tepsi me te lirshme.
Pergatisim masen qumeshtore. Perziejme gjysem litri qumesht me miellin e qumeshtit dhe i perziejme mire.
Kur te shohim qe nuk ka mbetur asnje kokrriz mielli qumeshti, shtojme edhe nje liter qumesht te vaket.
Shtrojme mbi pandispanje ajken e qumeshtit dhe siper hedhim tere masen e lengshme.
Nese doni prijeni ne 4 pjese pandispanjen qe ta thithe mire qumeshtin.
Ne fund hedhim kremin karamel mbi te gjithe masen.
E leme trileqen per se paku 3 ore te pije qumeshtin.
Ne fund e presim ne katrore dhe e sherbejme me gjithe qumesht.