
Si behen melci pule me kos e djathe.
Receta gatimi.
Perberesit :
(Per 3-4 persona)
- 600 gr melci pule
- nje filxhan caji kos
- nje filxhan djathe kackavall u grire
- 4 luge salce domatesh
- 4-5 thelpinj hudher
- borzilok, cincer, piper, rigon.
- nje filxhan vaj ulliri
- pak gjalp
Pergatitja :
Ne nje tigan hedhim vaj ulliri dhe e leme te arrije temperature mesatare. Grijme hudhrat ne copa te vogla dhe i hedhim ne te. I kaverdisim ne zjarr te ulet. Ne menyre qe aroma e hudhres te dale sa me natyrale. Pastaj shtojme melcite e pules. I skuqim me zjarr te avashte bashke me hudhren.
I leme sebashku deri sa te shterrojne ujin qe kane leshuar. Keshtu veme re se del yndyra ne anet e tiganit. Pikerisht ne kete moment hedhim erezat. Borzilokun nese e kemi te njome e copetojme ne copa te imeta. Shtojme edhe piperin, rigonin dhe cinceren. Pas pak hedhim gjalpin. E leme te hapet nejtrajtesisht neper tigan.
Kur te jene melcite duke u skuqur ne vaj dhe gjalp, shtojme kosin dhe pastaj djathin e grire. Skuqen nderkohe me zjarr te lehte. Kur te jene duke u shterruar pak, shtojme salcen. (Sasine sipas preferences dhe deshires.)
Nuk lihen per me shume se edhe 5 minuta ne zjarr. I fikim dhe i lene te nxjerrin avullin. Servirja behet kur te jene te ngrohta.
U befshin mire!