
Problemet e çifteve janë normale dhe janë pjesë e jetës së çdo dite. Mënyra më e mirë për t’i përballuar përcakton rezultatin e marrëdhënies. Mund t’i tejkaloni ose të provoni t’i zgjidhni që tani. “Ndryshe” ju sjell disa këshilla për të përmirësuar mospërputhjet e zakonshme te çiftet.
1-Mungesa e intimitetit
Puna, shtëpia, fëmijët, familja, përtacia… të gjitha këto i lënë pak kohë cilësore çiftit. Ditë pas dite momentet e intimitetit reduktohen derisa zhduken. Mos e lejo këtë! Bëj një sforco për të gjetur kohë për veten, për ju, duke i bërë gjërat që ju pëlqejnë së bashku, ato që i kishit harruar…
2-Punët e shtëpisë
Ditë pas dite diskutimet mbi çështjen se “kush i bën gjërat në shtëpi?” janë gjithnjë e më shumë të zakonshme. Është e kuptueshme që ky problem përkeqësohet, sepse ne nuk shohim te vetja përpjekje të shtuara për të punuar. Nganjëherë keni nevojë për një ndarje të qartë të detyrave, sepse kjo është një e drejtë…
3-Vështirësia në komunikim
Është e rëndësishme të reflektojmë mbi mënyrën tonë të të komunikuarit me partnerin. Nëse dëshirojmë diçka nuk mund të shpresojmë që personi tjetër ta gjejë atë, është përgjegjësia jonë të flasim në mënyrë të qartë, koncize dhe të respektueshme. Çelësi është që të dëgjojmë dhe t’u përgjigjemi kërkesave të të tjerëve.
4-Objektiva të ndryshme për jetën
Kur fillojmë një marrëdhënie, në mënyrë të pandërgjegjshme, kërkojmë të “shitemi” dhe tentojmë të afrojmë opinionet dhe pasionet tona me ato të personit tjetër. Vit pas viti kthehemi të pretendojmë mënyrën tonë të vërtetë të të qenët, dhe të menduarit e kësaj mund të shkaktojë kriza në një marrëdhënie. Të kesh vlera dhe objektiva të njëjta me partnerin në jetë është diçka shumë e rëndësishme për një jetë të kënaqshme në çift, por kujdes: objektiva të ngjashme nuk do të thotë domosdoshmërish objektiva identike.
5-Pakënaqësia seksuale
Pothuajse 30% e çifteve shprehin pakënaqësi ndaj jetës së tyre seksuale. Disa nga këta persona presin ose shpresojnë që gjërat mund të zgjidhen vetë. Nëse ky është rasti yt dhe për ty është e rëndësishme që seksi duhet të funksionojë, sepse marrëdhënia konsolidohet, flit me partnerin për dëshirat dhe për pritshmëritë e tua, duke pasur parasysh mundësinë për të kërkuar ndihmë te një specialist nëse do të kesh vështirësi.
6-Mungesa e besimit
Mungesa e besimit te çiftet minon shumë marrëdhënie. Gjithçka lind nga vetëvlerësimi i ulët ndaj partnerit, për shkak të eksperiencave të kaluara, ose sepse në marrëdhënien aktuale ka shenja të tjera të mosbesimit. Komunikimi, ndjenja dhe respekti për lirinë e tjetrit janë mjaft esenciale për të përmirësuar problemin, edhe pse shumë herë është e nevojshme ndihma objektive nga jashtë.
7-Marrëdhëniet familjare
Shumë diskutime midis çifteve kanë të bëjnë me marrëdhëniet me prindërit. Nëse nuk ekziston një raport i bukur me familjen do të jetë objektivisht e nevojshme të analizohen konfliktet, duke u përpjekur t’i zgjidhni me ta. Nëse problemi vjen nga larg ose nga një mungesë e përputhshmërisë, shumë herë opsioni më i mençur është përpjekja për të ruajtur një marrëdhënie civile, ku secili nga pjesëtarët e çiftit të menaxhojë marrëdhëniet e tij me familjen.
8-Menaxhimi i kohës së lirë
Ajo që çdo njëri mund të bëjë jashtë mureve të shtëpisë mund të krijojë disa tensione në marrëdhënie. Ndonjëherë njëri prej të dyve mund të ndihet i braktisur ose i mbingarkuar nga punët e shtëpisë, ndërkohë që tjetri shfrytëzon në mënyrën më të mirë kohën e lirë. Kthehemi te truku i kalendarit: ndarja në mënyrë korrekte e detyrave të punëve të shtëpisë do t’ju ndihmojë të dyve që të gjeni kohën e lirë dhe të çlodheni.
9-Edukimi i fëmijëve
Një nga temat kyçe të mospërputhjes është mënyra e edukimit të fëmijëve. Çdonjëri nga prindërit ka edukatën e tij dhe po me atë edukatë do të tentojë të edukojë edhe fëmijët, duke u përpjekur të kuptojë se mund të ekzistojnë dallime mendimesh në çift. Mbi të gjitha është e rëndësishme që këto diskutime mos t’i bëni përballë fëmijëve. Arrini fillimisht të bini dakord mes jush përpara se të kaloni në veprim, apo të edukoni fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme.
10-Nuk ndiheni të vlerësuar
Edhe pse ne i vlerësojmë gjërat që partneri ynë bën për ne apo për mirëqenien e familjes, shumë herë harrojmë të bëjmë të njëjtën gjë, sepse mendojmë se ai merr për të dhënë. Nuk është kështu, të vlerësosh është e rëndësishme dhe këtë mund ta bëjmë verbalisht (duke i folur qartë) ose jo verbalisht (një buzëqeshje, një përqafim, një përkëdhelje), vetëm në këtë mënyrë do t’i japim partnerit tonë vetëdijen e asaj që ndiejmë, duke e motivuar dhe stimuluar atë.
Psikologji