
Varësia ndaj alkoolit është një nga më të vështirat për t’u hequr. Mospirja nuk është aspak një çështje e thjeshtë sidomos nëse këtë lloj varësie e keni krijuar duke u ndikuar nga një motiv i caktuar. Varësia nga alkooli është e dëmshme për shëndetin fizik dhe mendor, e vetmja zgjidhje e drejtë që mund të bëni është që ta lini. Për të mos pirë më alkool në mënyrë të tepruar nuk mjafton vetëm që të rrini larg shishes me raki, apo çdo lloj pije tjetër. Përpara se të bëni këtë zgjedhje dhe të besoni se është e lehtë, mendohuni që të ndryshoni disa aspekte të jetës suaj.
Pikësëpari shmangni burimet e forta të stresit. Mos i akumuloni të gjitha impenjimet dhe përpiquni që jetën tuaj ta jetoni në mënyrën më të qetë të mundshme. Problemet me alkoolin ndikojnë shumë në jetën në punë dhe atë private, pra fillohet me pirjen për shkak të një motivi të vogël dhe përfundohet me pasjen e një problemi më të madh, atë të varësisë nga alkooli. Merrni në konsideratë grupet mbështetëse si “alkoolistët anonimë” ose akoma më mirë, ndiqni një terapi të vëzhguar. Mbështetja psikologjike mund t’ju ndihmojë shumë edhe nëse nuk jeni mirë me paratë, mund të mendoni që t’u drejtoheni institucioneve shëndetësore të posaçme, nëse ekzistojnë të tilla. Kujtohuni se, nëse e keni filluar pijen, një motiv e keni pasur: frikë sociale, ankth, ndjenja faji, depresion, zhgënjim…dhe me siguri, pavarësisht se keni pirë shumë, problemet nuk ju janë zgjidhur, përkundrazi!
Si të mos pini më, hapat:
- -Hidhni të gjitha pijet alkoolike që keni në shtëpi, mos ruani madje asnjë gllënjkë!
- -Shmangni takimin me miqtë të cilët janë pijedashës
- -Përqendrohuni te një hobi që ju pëlqen me të vërtetë shumë
- -Bëni vetëm ato gjëra ju kënaqin tej mase
- -Kërkoni ndihmën dhe mbështetjen e atyre që me siguri jua japin pa e menduar dy herë
- -Ndihma e një miku të besuar, por që është i alkoolizuar, nuk vlen që të merret parasysh nëse doni të shpëtoni veten dhe të tjerët rreth jush nga alkoolizmi
- -Bëni ushtrime fizike
- -Kur të zgjoheni nga gjumi, shijojeni plotësisht momentin, duke menduar se keni nisur një ditë pa përzierje dhe dhembje koke. Nuk do ta mërzisni veten dhe askënd tjetër. Jeta është e shkurtër për ta çuar dëm.
- -Çdo ditë që do të kaloni pa pirë asnjë gllënjkë alkool do t’ju bëjë një njeri më të fortë
- -Mos e humbni durimin, edhe nëse dështoni me herën e parë. Meritoni t’i jepni vetes mundësi të tjera për të dalë nga “vorbulla” që jeni futur.
Alkooli rrit çrregullimet e humorit, rrit depresionin, ankthin dhe stresin. Ai i bën keq organizmit. Nëse do të vendosni që të lini alkoolin, do të thotë se dëshironi të përmirësoheni. Mundohuni t’i rrisni vetëvlerësimin, respektin për veten dhe çdo natë përpara se të flini përsërisni frazën: “Unë mund t’ia dal që të mos jem më i alkoolizuar, sepse meritoj një jetë më të mirë”.
Efektet e pirjes së alkoolit
Alkooli ka efekte afatgjata në shëndetin e personave. Alkooli mund të shkurtojë 10 deri në 12 vite jetë. Shkatërron gradualisht qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë deri në cirrozë hepatike. Ai përmban shumë kalori, ndaj mund të reduktojë oreksin. Personat që pinë shpesh vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe janë më të prekshëm nga sëmundjet infektuese. Alkooli shkakton cirrozë hepatike që çon drejt kancerit të mëlçisë. Studimet tregojnë se edhe kur merret në doza të vogla, ai mund të ulë potencën seksuale te meshkujt, frenon ereksionin dhe pakëson kënaqësinë. Alkooli vepron si frenues i sistemit nervor. Mund të bëhet shkak për depresione dhe është përgjegjës për mbi 10.000 vetëvrasje në vit.