
Ne jete duhet te mesohemi te perballemi edhe me veshtiresite. Nuk eshte e lehte te kalosh nje zhgenjim. As nuk presim qe gjithcka te kaloje sa hap e mbyll syte. Nuk eshte gjithashtu e lehte as ti rimarrim veten. Sigurisht qe te gjithe jemi koshient se nje zhgenim na tjeterson.
Cfare duhet te bejme pasi e kemi zemren ‘cope-cope’? Se pari nuk duhet te presim se po te mbyllemi ne dhome duke qare do te ndihemi me mire. Perkundrazi, jeta aktive na ndihmon shume te harrojme dhe te ri-mekembemi.
Sot kemi zgjedhur disa keshilla te sugjeruara nga Daily Mail, per te gjithe ju. Hidhuni nje sy. Mbase nje dite do te ju vlejne.
Si të kalosh tronditjen e një ndarjeje?
Nëse papritur e gjeni veten vetëm, mos u dëshpëroni. Një eksperte e lidhjeve në çift, Pam Spurr, ju këshillon si të shëroni lëndimin e zemrës.
Mos fajësoni veten
Rregullisht kujtojini vetes se marrëdhënia mori fund, për shkak se partneri juaj kishte problem me komunikimin, gjë që nuk ka të bëjë me ju. Ju kishit vullnet dhe ishit në gjendje të flisnit rreth problemeve tuaja, por partneri juaj nuk mund t’ia dilte me këtë. Është humbja e tij.
Merruni me diçka të re
Është e rëndësishme që të bëni një aktivitet të ri, i cili nuk ka lidhje me ish të dashurin tuaj dhe diçka që ai/ajo nuk donte që ju të bënit. Shumë njerëz që përjetojnë këto lloj ndarjesh, bëjnë të njëjtat gjëra që bënin më parë me ish të dashurit e tyre dhe kjo e rrit dhembjen. Lërini pas aktivitetet përsëritëse dhe bëni aventura të reja vetëm.
Dilni me të tjerë
Ndonëse pas një lidhjeje nuk është koha për të krijuar një tjetër marrëdhënie kuptimplotë, krijoni një lidhje për qejf. Shijoni miqtë tuaj, dilni me persona interesantë dhe fokusohuni 100 % që të harroni lidhjen e vjetër.
Mos mendoni vetëm atë që iku
Nëse kaloni shumë kohë vetëm dhe mendoni për lidhjen që kishit dhe nuk e keni më, kjo është një kohë e çuar dëm. Shpenzoni kohë me familjen dhe miqtë, ata do t’i keni pas çdo ndarjeje. Ata janë të vetmit persona që e duan lumturinë tuaj mbi të gjitha.
Nxirreni nga mendja
Edhe nëse e ndieni vërtet personin që keni humbur, është koha ta nxirrni nga mendja. Thojini vetes ‘nuk më intereson’ dhe pas pak kohësh, do ta besoni edhe vetë se kjo është e vërtetë.