
Vere
Verë e bukur m’shif’ njiherë,
drejte ne sy po du me t’pa.
Ti vertet’ kerkend’ nuk len,
as me t’fol’, jo ma me t’sha?
S’kam se si me ta mbushë mendjen
se nji ditë ke mu pendu.
Qeveria forcon rrenen,
ti hala s’e ke kuptu?
Ajo thote – Ti e ke fajin,
që s’na hodhe nji pik’ shi !
Ah ta kishim prap ne Majin,
do t’ndriçojshim ç’do shtepi!
– M’thuaj pra, moj stine e bukur,
çfar’ ka ndodhë midis nesh?
– Un’ gjithkend e baj të lumtur,
por me ju, s’di mu marr’ vesh….
Sikur t’ishit dele e desh’…..
– M’fal e bukura Verë, se të rash’ ndesh’,
por ti mirë ma bane (shesh- besh)………..