
Nese nuk e dini ne restorant nuk shkohet vetem per te ngrene. Madje sic e dime shpesh restorantetet peshkohen nga hajdudet. Dhe meqe jemi tek hajdudet, jo gjithmone ju intereson kasa e parave. Madje jo vec ajo vlen ne nje ambjent restoranti.
Shpesh personat qe shkojne aty, pikasin gjerat me interesante sipas tyre. Nuk ja pertojne dhe i fusin ne cante per ti pasur si kujtim.
Pse ndodh kjo gje??
Shume persona shkojne ne restorante luksoze per te marre dicka me vete. Duke qene se ato kushtojne, mendojne se eshte nje menyre e mire per ti patur. Keshtu ata marrin me vete dicka si relike kujtimesh. Madje edhe nese ju duket dicka harbute, per ata nuk eshte e tille.
Me poshte eshte nje liste me gjerat qe vidhen me se shumti ne restorante.
Mbajtëset e sapunëve
Kjo ndoshta ndodh sepse, duke qenë në banjë, është më e lehtë për të vjedhur, ose ndoshta sepse në disa restorante luksit, këto janë të projektuara në detaje dhe shumë të kushtueshme. Duke qenë në banjë, është praktikisht e pamundur që të gjendet hajduti.
Mjetet e ngrenies
Lugët, thikat, filxhanët janë objektet më shumë të vjedhura nga klientët. Por lista nuk përfundon me kaq. Shpesh zhduket edhe letra higjienike e dizenjuar posaçërisht për restorantin.
Kur këta persona shihen duke vjedhur nga personeli i restorantit, ka vetëm një mënyrë që të parandalohet ky fenomen, duke i hequr klientët nga lista që të drekojnë apo darkojnë aty. Të kesh një tavëll apo pirun me emrin e shefit, sidomos kur është i famshëm, vjedhja e këtyre objekteve rritet jashtë mase. Nëse tek këto sende nuk shkruhet asgjë, ata kthehen në objekte normale dhe dëshira për t’i çuar në shtëpi bie mjaftueshëm.
Por hajdutët e restoranteve nuk janë një fenomen i ri: disa vjet më parë ishin tavllat e cigares, por që tani nuk vidhen më sepse në të shumtën e rasteve nuk lejohet që të pihet brenda në restorant. Kjo praktikë ishte bërë aq e shpeshtq, saqë mbi tavllë shkruhej mesazhi:-“Këtë e kam vjedhur nga… (këtu jepej edhe emri i lokalit)”. Kështu që të paktë ishin ata mund të rrezikonin të vidhnin tavlla.
Burimi : gazeta-Shqip.com