
Përbërësi kryesor për turshi speciale janë trangujt e freskët dhe të fortë. Ndërsa, kripa e uthulla, por edhe hudhra, qepa dhe majdanozi, i japin shijen e duhur për t’i konsumuar në dimër. Pasi t’i keni bërë gati, lërini kavanozët në një vend të ftohtë dhe hapini pas 4 ose 5 javësh.
Përbërësit:
- Kastraveca të vegjël
- Ujë
- Kavanozë 1.5 l
- 4 lugë supe kripë e trashë
- 1 lugë supe sheqer
- 6-7 thelpinj hudhër
- 1 gotë uthull
- 5-6 lugë majdanoz
Përgatitja :
Pastroni kastravecat dhe lërini të kullojnë deri sa t’u hiqni tërësisht ujin.
Përdorni vetëm kastraveca me një lëkurë të hollë.
Vendosini në një kavanoz dhe hidhuni kripë, sheqer, uthull, hudhra dhe mbushini me ujë, duke lënë rreth 10 cm bosh.
Pastaj hidhni majdanozin dhe mbyllni kapakun.
Pas dy ditësh shtoni sërish ujë, sepse kastravecët e thithin ujin.
Mbyllni përsëri kapakun mirë.
Lërini kavanozët në një vend të ftohtë dhe hapini pas 4 ose 5 javësh.
Shija e tyre do te jete e perkryer.
Madje do te jene rezistent per shume kohe.