
Dëshironi t’i bësh flokë me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni ne parukeri.
Flokë me onde të bëra në shtëpi me shkumë flokësh
1. Mbas shampos, krihini mirë flokët për të eliminuar nyjet.
2. Aplikoni shkumë për flokët, mundësisht nga ato profesionalet që krijojnë volum.
3. Ndani tufa të vogla flokësh dhe rrotullojini derisa të bëhen kaçurrela. Kapini me një karficë mbi kokë.
4. Thajini flokët dhe lërini pa krehur për disa orë ose më mirë për të gjithë natën, duke i lidhur kaçurrelat me një shami koke që t’i mbajë të palëvizshme.
5. Hiqini karficat apo kapëset dhe ndajini kaçurrelat me dorë.
Flokë me onde të bëra në shtëpi me pjastër
1. Lajini flokët. Mbasi t’i keni tharë me peshqir, vini shkumën dhe thajeni kokën me tharëse.
2. Ndizni pjastrën.
3. Ndajini flokët me tufa prej 6 cm diametër. Duke u nisur nga majat, rrotullojini flokët rreth pjastrës duke krijuar bukle.
4. Mbajeni për disa sekonda dhe pastaj tërhiqeni pjastrën menjëherë, për të pasur një efekt “sustë”.
5. Përsëriteni këtë procedurë mbi të gjithë flokët, tufë për tufë.