
Te edukoni nje femije nuk eshte e lehte, dhe as presim qe te jete e tille. Perkushtimi duhet te jete maskimale dhe me vetedije te plote. Madje duhet ta pyesni veten disa here nese jeni apo jo ne rrugen e duhur.
Nje fraze e prindit, rrenjitet ne memorien e cdo femije dhe e ben ate te mesoje. Madje edhe mundet ta mesoni te deshtoje. Ne varesi te besimit qe i akordoni femijes, keni ne dore edhe te ardhmen e tij. Nje e ardhme qe mundet te ju demtoje apo lumturoje.
Jane shume gjera qe prindi i ben gabim me femijen. Edhe padashur! Per cfare duhet dhe nuk duhet ta ndaloni femijen tuaj. Kufizimet nuk jane gjithmone te shendetshme. Pa kuptuar ju gjunjezoni personalitetin e nje femije, qe mund te ishte shume i suksesshem.
Gjerat qe duhet dhe nuk duhet te beni me nje femije :
1. Mos e ndaloni femijen te qaje.
Femija ndjen me shume sesa i rrituri. Mund te qaje qe macja iku jashte, apo qe lodra i ra ne toke. Por mund te qaje edhe prej dhimbjeve qe mund te ndjeje dhe ju nuk e dini. Mos e ndaloni asnjehere nje femije te qaje. Mund te jete arsye idiote per ju, por per ate eshte qeshtje e rendesishme. Nderkohe qe mendoni ta ndaloni te qaje, beni mire te perpiqeni ta kuptoni pse qan.
2. Mos e ndaloni femijen qe tu pyese.
Femijet deri ne njefare moshe vetem pyesin. Bejne pyetje qe per ju jane te lodhshme, por per ta jane mister. Mos u lodhni prej tyre. Mos harroni qe kjo nuk zgjat per shume kohe. Shuajani kuriozitet femijes suaj pavarsisht qe mund te jeni te lodhur. Ai do te ndihet i lumtur nese merr pergjigje.
3. Mos i thoni jo per cdo gje.
Ju mbase nuk doni qe femija te mesohet per te marre gjithcka. Dhe keni te drejte. Edukojeni femijen ne menyre te tille qe te kuptoje se dicka i perket e dicka jo. Por mos gaboni ti ndaloni cdo gje qe kerkon. Disa gjera jane jetike per ta. Ndaj mos thoni jo per cdo gje.
4. Mos u ndjeni keq, nese femija ka frike.
Te gjithe kemi frikera. Edhe te rriturit kane frike nga dicka, qe per dike eshte qesharake. Por nese femija juaj ka frike te heqe dhembin, ju nuk keni pse turperoheni. Eshte dicka mese normale dhe ndodh me te gjithe. Kjo nuk ka ose te ju beje te ndiheni keq.
5. Pavarsisht moshes femijet kane sekretet e tyre.
Ju duket acaruese kjo pjesa?? Epo nuk eshte aspak. Edhe femija juaj fsheh dicka nga ti. Ka disa sekrete per te cilat nuk ka ndermend te flase me ty. Madje nese kembengulni, ai femije do ti ndryje me shume brenda vetes. Edhe femija ne moshen 3-4 vjec, ka nevoje per privatesi.
6. Ndonjehere edhe femijet gabojne.
Te gabuarit eshte nje pjese normale e jetes sone. Te gjithe jemi mesuar te kuptojme dicka prej gabimeve tona. Nuk eshte e lehte te perballemi me nje deshtim, por kjo nuk do te thote qe duhet te mesojme te jemi perfekt. Perfeksioni ka mungesat e veta gjithashtu. Ndonjehere femijet edhe pa dashur gabojne. Kjo gje mund te ju acaroje shume, por ju nuk duhet ta demtoni femijen ne nerva e siper. Kthjellohu dhe perseritja femijes se cfare ka bere eshte nje gabim. Dhe gabimet nuk duhet te perseriten sepse ndryshe ndeshkohen. Per cdo gje ka nje pergjigje dhe reagim te duhur!!