
Perberesit :
- 800 gram mish vici
- 200 gram miell gruri
- 100 fram ullinj
- 3 thelpinj hudher
- dy luge salce domateje
- majdanoz i thate
- piper i kuq
- krip
- piper
- nje filxhan vaj ulliri
- uje
Pergatitja :
Si fillim e lajme mishin me uje te vaket ne menyre qe te leshohet. Pastaj e vendosim drejt dhe e presim ne kube te vogla. Marrim nje ene dhe hedhim miellin. Mbi te vendosim edhe pak kripe, piperin e kuq dhe i perziejme. Nderkohe qe marrim copat e mishit. I lyejme mire me masen e millit qe kemi pergatitur. Vendosim nje tigan me vajin e ullirit dhe hedhim copat e mishit. Keshtu i leme qe te skuqen ne vaj dhe lengun e vet. Nuk duhet te lihen me shume se 6-7 minuta. Pastaj iu hedhim edhe salcen dhe i perziejme bashke. Shtojme ujin siper mishit dhe i leme edhe per rreth 40 minuta. Ne fund fare shtojme ullinjte. (Te cileve ua kemi hequr berthamet.) Bashke me ullinjte i leme edhe per gjysem ore. Kur te shohim qe mishi ka zier, shtojme pak majdanoz siper per arome.