
Sa me mungon!!!!
E dashur, po e shkruaj kete leter sepse po me vret largesia jote. Nuk e di nese e shkruaj cdo fjal sikur duhet por e di se i ndjej. Me mori malli………
As dje nuk e kam besuar. Hodha dhe mbi trupin tend. Te mbuluam me duart tona.. Te gjithe ne. Te gjithe ne qe nuk beme asgje per ty. A e di se sa me ke trishtuar. Te kam thene me gjithe shpirt qe me ke inatosur keq. Por kjo nuk do te thote se nuk te kam perzemer. PO, me ka ngelur hatri me ty. Edhe kam te drejte.
A nuk te kam thene se cdo veshtiresi na del para per te na bere te forte. A nuk te kam thene me mijera here se sfidat te rrisin??? Ti u rrite. Ti duhej te ishe force per ne dhe jo te dorezoheshe.
Me mungon…. Seriozisht me mungon… Kam frike qe te mbyll syte sepse me shfaqesh ti. Frikesohem…. Nuk do doja kurre qe te kisha fytyren tende te ftohte akull para sysh. Nuk desha kurre te shoh nuse te vdekur. Po planet tona?? Po deshirat qe kishim?? E mbeshtetjen tende ku ta gjej????
Gjendjen time shpirterore e ke copetuar…Edhe jo per fajin tend, per faj te te gjithe neve. Nuk e ndjej me sikur para disa ditesh ekzistencen time ne kete bote sepse nuk je me. Je shume larg, saqe zemra po vuan shume mungesen tende, dhe therret emrin tend ne cdo moment. Ne ke cast qe po shkruaj po dridhem, po nxjerr lote nga trishtimi i mungeses tende.
Edhe mbreme nuk fjeta dot. Sepse mu kujtuan shume gjera. Nga te kercyerat tona si budallacka. Edhe kendimi me gjithe shpirt.. (Por edhe frika se po qohej nga gjumi komshia)..
A e di cfare??? Sa here te kam thene se je e forte e kam patur me gjithe mend. Me te vertete ishe e forte. Ti ishe imazhi i nje vajze perfekte. Ty te kane patur zili per aftesite qe ke patur. Edhe une te kam patur zili… Po te kam patur.. Dhe e di pse?? Sepse kishe vendosmeri te hekurt. Ishe e zonja per te ja dale edhe nese askush nuk te mbeshteste. Ti ishe gjithmone ne kohe. Ke qene prane gjithkujt qe kishte nevoje per ndihme. Po veten si nuk e ndihmove nje here te vetme.
Sa net me ka zene gjumi ndersa ti flisje. E mallkoj ate moment.. Duhej te kisha qendruar me gjate.. Kam humbur kohe ne gjume.
Sa me mungon.
Nuk e besoj, as dua ta besoj. Madje ti nuk ke vdekur.. T’kam pikturuar ne mendje. T’kam gdhendur ne kujtime. Ti nuk e meritove kete.
Sot me shume se kurre e di qe ike. Sepse nuk me kthen asnje mesazh. Nuk po me thua qe po me pret qe te vi. As nuk po me thua qe “Ej Sam a do t’dalim ndarke”.. Po tash, me ke te shkoj ne pasticerine tone? Me ke te ulem ne karrigen tende?? Kush ta porosise embelsiren tende te preferuar????
T’lutem t’lutem ne gjithe zemer hajde. M’thuj se nuk eshte e vertete. M’thuj se kam gabu edhe kam qa kot keto dit. Me thuj se ishte makth.
M’preve ne bes……..
Ne nuk kemi dale nga shtepia pa i thene njera tjetres dite te mire. As pa u puthur kater apo gjashte here. Ti ike….. Sikur te me ke kishe perqafuar s’te kisha leshuar prej kraheve. Une sot me shume se kurre te kerkoj.. Te kerkoj ne mendjen time…..
Trupin e largove prej meje. Por shpirtin se largon dot. Ti ishe, je dhe do te jesh sa te jem gjalle me mua…
Te dua shume.