
Te gjitha ciftet kane keqkuptime dhe mosmarreveshje. Kjo nuk ndodh per faj te njerit apo te tjetrit. Te gjithe gabojne dhe eshte njerezore. Shpesh here faji mund te anoje me shume nga njeri person por nuk eshte argument per te mos bere paqe. Eshte shume e rendesishme qe te gjejme nje menyre te mire sesi te kerkojme falje apo si te ri-bashkohemi pas nje debati.
Nese deri me sot keni perdorur teknikat tuaja qe mund te mos jene shume te sjellshme, sot ne do ju tregojme menyren e duhur.
Me poshte keni disa menyra si te pajtoheni me partnerin.
* Numero deri ne dhjete dhe perpiqu te relaksohesh. Kuptoje qe ti duhet te flasesh i pari. Pasi te kesh numeruar deri ne 10, leshoje frymen dhe clirohu.
* Mos kerkoni te fitoni. Me njeriun e zemres asnjehere nuk duhet te kerkoni te sundoni. Ju jeni te dashuruar dhe jo kundershtare. Nese me te vertete je gabim, pranoje!!
* Jane disa ceshtje qe humb kohe kot, duke i diskutuar. Nese ajo nuk mendon sikur ti, nuk do te thote se duhet te grindeni pafund. Qetesohu, te gjithe mendojne ndryshe.
* Edhe nese po ziheni jepi partnerit/es nje perqafim te ngrohte. Sado te acaruar te jeni, nje perqafim gjithmone ben pune.
* Rrembeji nje puthje nderkohe qe po perpiqet te flase.
* Behu pak qesharak. E kuptojme qe jeni te acaruar por duhet ta permbysni kete situate ne nje fare menyre. Qeshni per ndonje barcalete qe e keni thene edhe nje here tjeter. Mjafton te ndryshoni orientimin e bisedes.