
Me rritjen e temperaturave, fillojne dhe shfaqen edhe insektet. Edhe pak kohe, qendrimi ne ambjent te hapur behet i padurueshem, prej mushkonjave. Ato pickojne fort dhe infektojne lekuren.
Nese nuk e dini, mushkonjat meshkuj nuk pickojne kurre. Jane femrat ato te cilat kane nevoje per gjak qe te rregullojne ritmet e pjellorise. Nese nuk thithin gjak, nuk jane ne gjendje te lene pasardhes.
Degjojme shpesh gjyshet se thone qe ata qe hane shume embelsira, pickohen me shume nga mushkojat. Te tjere thone qe vetem ata qe nuk bejne plazh pickohen me shume. Kemi degjuar qe mushkonjat pickojne me fort ata qe jane te shendoshe.
Ne nuk kemi nje shpjegim tradicional. Pergjigjen tone duam ta mbeshtesim ne nje studim qe eshte bere kohet e fundit. Aty u zbulua se :
Grupi i gjakut ndikon ne zgjedhjet qe bejne mushkonjat. Ata qe kane grup gjaku A, jane te pelqyeshem per mushkonjat. Ata me grup gjaku B, nuk jane edhe aq te preferueshem. Por ata me grup gjaku 0 jane preja e tyre e preferuar.
Si duket ky grup gjaku i ndihmon te lene pasardhes te shendetshem. Por akoma nuk ka nje pergjigje konkrete.
Eshte i cuditshem fakti se ata qe pickohen shume nga mushkonjat nuk kane prirje te infektohen nga malarja apo nenlloje te saj.
Presim studime te tjera qe te kthjellojme me shume idene se perse ndodh keshtu. Deri atehere gjeni menyren tuaj si te mbroheni prej mushkonjave!!!